Virusi sincicial i frymëmarrjes (RSV) prek rreth 64 milionë njerëz në mbarë botën çdo vit, duke shkaktuar rreth 160,000 vdekje.
Virusit sincicial i frymëmarrjes (RSV) mund të shkaktojë simptoma të rënda, duke çuar në shtrime në spital dhe vdekje të mundshme, tek foshnjat e porsalindura dhe tek të moshuarit, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Zyrtarët shëndetësorë rekomandojnë që shtatzënat të marrin vaksinën RSV maternale të Pfizer gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë për të mbrojtur fëmijën e tyre gjatë gjashtë muajve të parë të jetës.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), lëshuan kohët e fundit një këshillim shëndetësor, i cili paralajmëron ofruesit e kujdesit shëndetësor për shkallët e ulëta të vaksinimit kundër gripit, COVID-19 dhe virusit sincicial të frymëmarrjes (RSV).
CDC paralajmëron se nivelet e ulëta të vaksinimit mund të çojnë në sëmundje më të rënda dhe rritje të tendosjes së kapacitetit të kujdesit shëndetësor gjatë sezonit të pikut të virusit të frymëmarrjes.
RSV është një infeksion i mushkërive dhe traktit respirator që prek globalisht rreth 64 milionë njerëz dhe shkakton rreth 160,000 vdekje çdo vit.
Për shumicën e të rriturve të shëndetshëm, RSV paraqet simptoma të buta të ngjashme me ftohjen e zakonshme.
Në popullatat vulnerabël – si foshnjat e porsalindura dhe personat më të vjetër se 65 vjeç e sipër – RSV mund të shkaktojë simptoma të rënda dhe të zhvillohet në kushte të tilla si pneumonia dhe bronkioliti, duke çuar potencialisht në shtrimin në spital.
Për këtë arsye, CDC dhe Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG) rekomandojnë që nënat shtatzëna të marrin vaksinën RSV maternale të zhvilluar nga Pfizer gjatë tremujorit të tretë për të kaluar antitrupa tek foshnja e tyre e palindur.
Marrja e vaksinës RSV maternale mund të ndihmojë në mbrojtjen e foshnjave nga sëmundje të rënda që nga lindja deri në 6 muajt e parë të jetës. /Gazeta Shneta/