Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë e shkakton hipertiroidizmin në shtatzëni, shenjat e para të lajmëruara te nëna

Këshilla për shtatzëna 25/05/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kur jeni shtatzënë, ju prodhoni rreth 50 për qind më shumë nga dy hormonet kryesore të tiroides, pasi ato luajnë një rol kritik në zhvillimin e trurit të foshnjës.

Por të nivele të larta të hormomeve të tilla mund të çojë në hipertiroidizëm, që mund të rrisë rrezikun e komplikimeve të caktuara të shtatzënisë dhe gjithashtu mund të ndikojë në zhvillimin e fëmijës suaj, shkruan Baby Center përcjell Gazeta Shneta.

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të kuptoni se si hipertiroidizmi gjatë shtatzënisë mund të ndikojë tek ju dhe nëse keni nevojë për ilaçe që mund të trajtojnë gjendjen, si para shtatzënisë ashtu edhe më pas.

Hipertiroidizmi është një gjendje që bën që metabolizmi juaj të përshpejtohet. (Metabolizmi juaj i referohet triliona reaksioneve kimike që ndodhin në të gjithë trupin tuaj që konvertojnë ushqimin që hani në energjinë që ju nevojitet për të jetuar.)

Procesi i htipertiroidizmit ndodh kur gjëndra juaj tiroide prodhon shumë hormone dhe kjo është arsyeja pse ndonjëherë quhet edhe një “tiroide tepër aktive”.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Tiroidea është një gjëndër në formë fluture në pjesën e përparme të qafës suaj që prodhon dy hormone: triiodotironine (T3) dhe tiroksina (T4). Këto dy hormone kontrollojnë shpejtësinë e metabolizmit të trupit tuaj.

Kur jeni shtatzënë, ju zhvilloni rreth 50 për qind më shumë T3 dhe T4 sesa para shtatzënisë, sepse ato luajnë një rol kritik në zhvillimin e trurit të foshnjës.

Por marrja e tepërt e këtyre hormoneve tiroide mund të rrisë rrezikun e disa komplikimeve të shtatzënisë, si aborti spontan, preeklampsia dhe lindja e parakohshme. Hipertiroidizmi mund të ndikojë gjithashtu në zhvillimin e foshnjës tuaj.

Cilat janë simptomat e hipertiroidizmit në shtatzëni?

Edhe pse këto simptoma mund të ndodhin gjithashtu si një pjesë normale e çdo shtatzënie, simptomat që lidhen më shpesh me hipertiroidizmin mund të përfshijnë:

-Humbje peshe (ose mos shtim në peshë gjatë shtatzënisë);

-Ndjeheni nervoz;

-Luhatje humori dhe lodhje dhe dobësi muskulore;

-Rrahje të shpejta dhe të parregullta të zemrës dhe presioni i lartë i gjakut;

-Ndjeheni shumë të nxehtë;

-Probleme me gjumin, diarre dhe ënjtje në pjesën e përparme të qafës (strumë).

Çfarë e shkakton hipertiroidizmin në shtatzëni?

Shumica e rasteve të hipertiroidizmit në shtatzëni shkaktohen nga çrregullimi autoimun si sëmundja Graves.

Kur keni sëmundjen e Graves, sistemi juaj imunitar prodhon një antitrup të quajtur imunoglobulinë stimuluese tiroide (TSI), e cila ngjitet në qelizat e tiroides dhe bën që tiroidja të prodhojë shumë hormone tiroide.

Sëmundja e Graves është e rrallë, duke prekur vetëm rreth 2 në 1000 shtatzëni.

A mund të zhvillohet hipertiroidizmi për herë të parë gjatë shtatzënisë?

Po. Tiroidja juaj mund të bëhet tepër aktive gjatë shtatzënisë nëse trupi juaj prodhon shumë hormone gonadotropinë korionike njerëzore (hCG). Kjo gjendje quhet tirotoksikozë tranzitore gestacionale.

Shumë herët në shtatzëni, trupi juaj fillon të prodhojë hCG dhe niveli i këtij hormoni në gjakun tuaj rritet me shpejtësi në tremujorin e parë. Nëse niveli i hCG shkon shumë i lartë, ai mund të stimulojë tiroiden tuaj, duke çuar në hipertiroidizëm. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakSi ndodh shtatzënia, rritja e shanseve të procesit në këto ditë të ovulimit
Artikulli i rradhës Si të kuptoni se jeni shtatzënë përmes këtyre ndryshimeve fillestare në trupin tuaj

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.