Faza juaj fertile është me rëndësi vitale në planifikimin e shtatzënisë.
Çdo muaj vezoret tuaja lëshojnë një vezë rreth 14 ditë para ditës së parë të menstruacioneve. Ky proces quhet ovulacion, shkruan March of Dimes përcjell Gazeta Shneta.
Kur ju dhe partneri juaj kryeni marrëdhënie të pambrojtur rreth kohës së ovulacionit, sperma e tij noton për të takuar vezën tuaj. Takimi i vezës dhe spermës, quhet fekondim. Veza e fekonduar (e quajtur edhe embrion) lëviz nëpër tubat tuaja fallopiane dhe ngjitet në murin e mitrës tuaj ku rritet dhe zhvillohet në një fëmijë. Kur embrioni ngjitet në mitër, ky proces njihet dhe si implantim.
Ju mund të mbeteni shtatzënë nëse keni marrëdhënie intime të pambrojtur në çdo kohë nga 5 ditë para dhe në ditën e ovulacionit.
Veza juaj është pjellore (mund të bëhet embrion) për 12 deri në 24 orë pas ovulacionit. Sperma e partnerit tuaj mund të jetojë brenda jush deri në 72 orë pasi keni kryer marrëdhënie intime.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.
Si e dini kur keni ovulacion?
Mund të mbeteni shtatzënë deri në 5 ditë para dhe ditën e ovulacionit. Këtu janë disa mënyra për t’ju ndihmuar të kuptoni se kur jeni duke ovuluar:
– Kalendari elektronik i ovulacionit që mund të gjeni në faqet zyrtare të shtatzënisë.
– Temperatura bazale e trupit është temperatura kur trupi juaj është në pushim. Përdorni një termometër të trupit bazal për të matur temperaturën tuaj çdo ditë para se të dilni nga shtrati. Për shumicën e grave, temperatura juaj rritet kur ovuloni.
– Mukusi i qafës së mitrës. Kushtojini vëmendje mukusit në vaginë tuaj ajo rritet dhe bëhet më e hollë, më e qartë dhe e rrëshqitshme pak para ovulacionit.
Për shanset më të mira për të mbetur shtatzënë, kryeni marrëdhënie të pambrojtur në ditët kur mukoza juaj është më e hollë, më e rrëshqitshme dhe e qartë. /Gazeta Shneta/