Qelizat e kuqe të gjakut duke përfshirë këtu edhe disa inde kanë substanca kimike të quajtura antigjene në përmbajtjen e tyre dhe aftësia për të formuar këto antigjenë menaxhohet nga gjenet e trashëguara nga prindërit.
Modeli i gjeneve që kemi është quajtur gjenotip dhe forma në të cilën shprehet është quajtur fenotip. Është gjenotipi apo përbërësi gjenetik i cili vendos se çfarë do të jetë grupi i gjakut.
Në sistemin ABO ekzistojnë tre ‘alela’: Ia – prodhon antigjen A, Ib – prodhon antigjen B dhe Io – që nuk prodhon asnjë antigjenin. IA dhe IB janë që dominojnë më së shumti, dmth nëse të dyja alelët janë të pranishëm, të dy antigjenet (A dhe B) do të formohen në sipërfaqet e qelizave të kuqe të gjakut dhe individi do të ketë grupin e gjakut AB.
Io është recesiv në anën tjetër dhe nuk prodhon asnjë antigjen dhe kështu një individ do të ketë grupin e gjakut O nëse dy prej këtyre aleleve janë të pranishme. Përbërja gjenotipike mund të ketë 6 mundësi që rezultojnë në fenotipet e mëposhtme:
Ia Ib-AB, Ia Ia-A, Ia Io-A, Ib Ib-B, Ib-Io-B, dhe Io Io-O
Sidoqoftë, këshilla e ekspertëve mjekësorë është që grupi i gjakut të testohet në një laborator të besueshëm shkencor./Gazeta Shneta/