Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë lidhje ekziston mes vaksines MMR dhe autizmit, ja përgjigjja e mjekëve

Këshilla për shtatzëna 18/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Autizmi është shqetësimi kryesor sot për sot dhe atë NUK e shkakton vaksina e MMR-së! Studime të panumërta vërtetojnë se nuk ka asnjë lidhje midis autizmit dhe vaksinës. Kjo sindromë e ka zanafillën në shtatzëni dhe për shkak të refuzimit të kësaj vaksine, janë shfaqur sërish shumë sëmundje infektive të cilat ajo i parandalon. Të themi të vërtetën, të vaksinosh do të thotë edhe të rrezikosh, ndonëse probabiliteti është shumë i ulët, por alternativa tjetër, që të mos vaksinohesh, është sigurisht më e rëndë, madje dhe fatale. Ky pohim vjen nga Komuniteti Shkencor Botëror, institucion që ka bërë të mundur që mjekësia moderne sot të ngrihet në nivele marramendëse krahasuar me shekullin e fundit.

I pari që spekuloi mbi lidhjen e vaksinës së MMR-së dhe autizmit ishte Andrew Wakefield. Më vonë, ai pranoi se studimi i tij te 12 pacientë (disa nga të cilët pohuan se kishin gënjyer dhe se nuk ishin prekur nga kjo sëmundje), ishte një mashtrim. Ai pranoi se ishte paguar dhe korruptuar. Më vonë, iu hoq edhe licenca. Studimi i tij u shqyrtua për vite me radhë dhe doli i pavlefshëm, por pohimi i tij fillestar, tronditi opinionin publik dhe për këtë, u kryen edhe shumë studime të tjera. Studimi më i gjerë dhe afatgjatë, është bërë me gjysmë milion fëmijë, të vaksinuar dhe të pavaksinuar, ku rezultati tregoi se rastet me autizëm ishin të njëjta (NEJM 2002; Vaksina e MMR-së dhe autizmi).

Thellohuni në leximet shkencore, mos u mjaftoni me faqet e para që ju dalin në Google, klikoni artikuj që mbështeten shkencërisht! Duhet t’i kushtoni vëmendje rezultateve të vërteta shkencore të publikuara në revistat e mirëfillta mjekësore dhe të rishikuara nga specialist të epidemiologjisë, virologjisë, sëmundjeve infektive dhe disiplinave të tjera bio-mjekësore. Nëse lëvizja “antivaxx” dëshiron të merret seriozisht me këtë gjë, atëherë duhet të kenë P.H.D., të bëjnë kërkime shkencore dhe të publikojnë studime të vërteta. Mendoj se nëse e bëjnë vërtet këtë, do ta kuptojnë se vaksinat janë efektive dhe të sigurta!/ElbasaniPlus/

Artikulli paraprakSa fëmijë do bëni bazuar te shenja juaj e horoskopit?
Artikulli i rradhës Bëjeni këtë 15 minuta para se të shkoni në shtrat, do ndryshojë ngjyrën e trupit tuaj

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.