Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë mund të merrni për diarre gjatë shtatzënisë, shenjat paralajmëruese të keqësimit të gjendjes

Këshilla për shtatzëna 07/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të përjashtuar plotësisht rrezikun për shumicën e barnave në shtatzëni (për arsye sigurie, pak studime testojnë barnat në shtatzënitë humane), por ekspertët i konsiderojnë barnat kundër diarresë si me rrezik të ulët.

Është gjithmonë një ide e mirë të flisni me ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor përpara se të merrni ndonjë bari pa recetë për t’u siguruar që është i sigurt për ju dhe fëmijën tuaj, shkruan burimi Baby Center përcjell Gazeta Shneta.

Loperamidi, substancë aktive që përdoret për trajtimin e diarresë akute dhe nganjëherë diarresë kronike konsiderohet i sigurt për gratë shtatzëna.

Nëse keni diarre të rëndë, ndonjëherë është e sigurt të merrni barna për të ngadalësuar lëvizjen e zorrëve.

Mes tjerash, nëse keni gjak në diarre ose keni temperaturë, mos merrni medikamente për të trajtuar diarrenë. Në vend të kësaj, kontaktoni menjëherë mjekun tuaj dhe fokusohuni në hidratimin dhe ngrënien e ushqimeve të lehta.

Nëse keni diarre (jashtëqitje të lirshme tre ose më shumë herë në një ditë), sigurohuni që të pini shumë lëngje për të zëvendësuar ato që po humbisni.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Një dietë e thjeshtë me karbohidrate (për shembull, bukë të thekur dhe orizi), banane dhe supë mund të jetë e dobishme. Shmangni ushqimet e yndyrshme dhe të pasura me fibra ndërsa vuani nga diarreja.

Është e rëndësishme të trajtoni diarrenë tuaj sepse me rritjen e humbjes së lëngjeve, mund të dehidratoheni seriozisht.

Dehidratimi tek gratë shtatzëna mund të çojë në dhimbje koke, lodhje dhe madje edhe kontraktime.

Arsyet për të thirrur ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor përfshijnë:

– Më shumë se gjashtë lëvizje të lëngshme të zorrëve në 24 orët e fundit;

– Gjak në jashtëqitje tuaj;

– Temperatura e lidhur me diarrenë tuaj;

– Dhimbje të forta abdominale të shoqëruara me diarrenë;

– Shenjat e dehidrimit, duke përfshirë lodhjen, gojën e thatë, urinën e errët ose shumë më pak urinë se zakonisht;

– Ulje e lëvizjes ose kontraktimeve të fetusit.

Një shkak themelor bakterial, siç është helmimi nga ushqimi, mund të përbëjë një kërcënim për ju dhe fëmijën tuaj, prandaj sigurohuni që ta diskutoni këtë me mjekun tuaj nëse dyshoni se helmimi nga ushqimi është burim i diarresë suaj. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakTremujori i tretë i shtatzënisë, testet më të rekomanduara që përcjellin shëndetin e foshnjës
Artikulli i rradhës Shtatzënia: Kur mund të dëgjoj rrahjet e zemrës së foshnjës time?

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.