Rrahjet e zemrës së foshnjës, mund të zbulohen me anë të ultrazërit transvaginal që në 3 deri në 4 javë pas konceptimit, ose 5 deri në 6 javë pas ditës së parë të menstruacioneve të fundit.
Kjo rrahje e hershme embrionale e zemrës është e shpejtë, shpesh rreth 160-180 rrahje në minutë, dy herë më shpejt se në të rriturit, shkruan burimi Baby Center përcjell Gazeta Shneta.
Më vonë rrahjet e zemrës ngadalësohen pak, por mbeten rreth 110-160 gjatë gjithë jetës së fetusit.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.
Doppler fetal, është një monitor me ultratinguj që kujdestari juaj mjekësor mund ta përdorë për të gjetur rrahjet e zemrës së foshnjës tuaj.
Fillimisht do ta mbulojë pajisjen e dorës, me një xhel për ultratinguj dhe do ta lëvizë në bark tuaj derisa të gjejë një vend ku mund të zbulohet rrahja e zemrës.
Përndryshe, rreth kohës së fillimit me një ultratingull, kjo varet nga pozicioni i foshnjës në mitër, nga pesha juaj dhe nga saktësia e datës së lindjes. /Gazeta Shneta/