Studimet thonë se fëmijët e lindur nga nënat që përdorin barna për urthin gjtatë shtatzënisë, janë të predispozuar për të kërkuar trajtim për simptomat e astmës.
Gratë që përdorin medikamente kundër urthit gjatë shtatzënisë, rrezikojnë të shkaktojnë astmë te foshnja e tyre. Këto janë të dhënat e publikuara nga Universiteti i Edinburgut.
Shkencëtarët morën në shqyrtim tetë studime të mëparshme, te më shumë se 1.3 milionë fëmijë, duke përdorur regjistrat e kujdesit shëndetësor dhe të dhënat e recetave, shkruan Politiko.net.
Ekipi, i udhëhequr nga Universiteti i Edinburgut në Skoci dhe Universiteti I Tamperes në Finlandë, ka dalë në përfundimin se fëmijët e lindur nga nënat që përdorën barna për urthin, ishin të predispozuar për të kërkuar trajtim për simptomat e astmës.
Urthi është i zakonshëm gjatë shtatzënisë për shkak edhe të ndryshimeve hormonale. Sipas studiuesve, përdorimi i medikamenteve kundër urthit, e bllokon acidin në stomak dhe kjo shkakton probleme për fëmijën. /Gazeta Shneta/