Çfarë do të thotë të jesh i shëndetshëm?

2017-03-18 në ora 15:26

Termi shëndet po lakohet shumë kohët e fundit, prandaj le të ndalojmë për pak e të shpjegojmë se çfarë duam të themi kur përmendim fjalën shëndet.

Kur flasim për shëndet, po flasim për një trup që është në gjendjen e tij më të mire, që funksionon optimalisht, një trup që ka energjinë për ta përballuar ditën pa u dëmtuar, një trup që lufton të gjitha sëmundjet dhe ju mban të forte. Po flasim për të ndjerit shkëlqyeshëm në lëkurën tuaj, në një trup i cili mund të zgjohet në mëngjes, të ngrihet nga shtrati, të bëjë mëngjesin. Po flasim për një mendje të kthjellët, produktive, plot ide dhe të lumtur.

Nëse je i shëndetshëm, jeni jashtëzakonisht shumë me fat dhe duhet të bëni të pamundurën për tu kujdesur për veten tuaj, për t’i ofruar përforcime sistemit tuaj imunitar, t’i jepni vetes çdo përbërës për të cilët qelizat tuaja kanë nevojë, në mënyrë që të ndihmojnë trupin të funksionojë sa më mirë të jetë e mundur dhe ju të ndiheni sa më mire të jetë e mundur.

Kur mendoj se sa sfilitëse është ndonjëherë të kesh thjesht një të ftohur, apo grip të lehtë, nuk mund ta imagjinoj se si duhet të ndihesh kur vuan nga një sëmundje, e cila të ndryshon apo kërcënon jetën. Kur trupi im nuk funksionon ashtu si unë dua, kur nuk dal dot, kur nuk mund të shpenzoj kohë me familjen, apo me miqtë, vetëm sepse trupi më dhëmb sa herë lëviz, sinqerisht E URREJ. Edhe pse e di që në pak ditë do të bëhem mirë dhe kthehem në normalitet është sfilitëse. Është pikërisht kjo ndjesia që më bën të bëj ç ‘është e mundur për ta mbajtur trupin tim të shëndetshëm.

Nuk ka rëndësi se nga po ia filloni, një nga gjërat më të rëndësishme për të bërë për veten tuaj është ta duani urinë tuaj: të ushqeheni për vlerat ushqimore dhe t’i jepni trupit tuaj dhe çdo qelize të saj pikërisht atë që ju ndihmon të shkëlqeni. Uria nuk është armiku juaj. Është një sinjal që vjen nga brendësia juaj për t’ju treguar se rezervat e karburantit në trup po mbarohen. Është si një makinë kur i ndizet llampa e kuqe, pasi karburanti është në mbarim, uria është ajo llampa e kuqe për trupin.

Prandaj, është shumë e rëndësishme ta dëgjoni dhe doni urinë, duke zgjedhur burimet më të mira të energjisë për të. Edhe për makinën nuk besoj se zgjidhni karburantin më të keq, apo jo?

Prandaj, mos rri duke e marrë për të mirëqenë shëndetin e mire që ke, pasi nëse nuk kujdesesh për ta mirëmbajtur, mund të mos e kesh gjithmonë. Nëse vuan nga një sëmundje që mund të luftohet, mos i bëj sehir, duke pritur që të të shkatërrojë, por bëj ç’të kesh në dorë për ta luftuar. Mos rri gjithë ditën

duke u ankuar se s’ke kohë e pastaj e mbush stomakun me junk food, se nuk do bësh që tjetër, por do vësh në gjumë qelizat e tua, funksionet e trupit dhe do bëhesh armike e shëndetit tënd.

Fillo dhe ushqe mendjen me mendime pozitive për veten dhe jetën dhe shëndeti mendor do jetë ai që do të të ndihmojë të përballosh me sukses shëndetin fizik.