Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Cilat janë arsyet mjekësore që duhet të bëni lindje cezariane e jo vaginale

Këshilla për shtatzëna 01/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Lindja cezariane bëhet me anë të një prerje të vogël në barkun dhe mitrën tuaj. Për disa gra, një lindje me prerje cezariane është më e sigurt se lindja natyrale vaginale. Ju mund të keni nevojë për lindje cezariane për arsye shëndetësore që ndikojnë në shtatzëninë tuaj.

Nëse çdo gjë është në rregull me shtatzëninë tuaj dhe ju nuk keni ndonjë arsye mjekësore që të keni lindje cezariane, atëherë është më mirë që fëmija juaj të lind në mënyrë natyrale.

Cilat janë arsyet mjekësore për të pasur lindje Cezariane?

Gjinekologu juaj mund të sugjeroj që ju të keni një lindje Cezariane për shkak të komplikimeve që e bëjnë lindjen vaginale të  pasigurt.

Për shembull:

– Ju keni pasur një lindje cezariane në një shtatzëni të mëparshme apo operacione të tjera në mitër.

– Keni probleme me placentë. Problemet e placentës mund të shkaktojnë gjakderdhje të rrezikshme gjatë lindjes vaginale.

– Ju keni një infeksion, si p.sh HIV apo herpes gjenital.

– Ju keni shtatzëni të shumëfishtë (binjakë, trinjakë ose më shumë).

-Ju keni një gjendje kronike shëndetësore, si diabet ose tension të lartë të gjakut, që kërkon trajtim.

Komplikimet gjatë lindjes

– Fëmija juaj është shumë i madh për të kaluar në mënyrë të sigurtë përmes vaginës.

– Fëmija juaj është në një pozicion podalik ( fëmija është i kthyer me këmbët poshtë) apo një pozicion tërthor.

Pozicioni më i mirë për fëmijën tuaj në lindje është kur fëmija prezanton me  kokë poshtë.

– Lindja është shumë e ngadalshme.

– Kordoni umbilikal i fëmijës tuaj rrëshqet në vaginë, ku ajo mund të lidhet apo rrafshohet gjatë lindjes vaginale. Kjo quhet prolaps (rënie) i kordonit. Kordoni umbilikal është kërthiza që e lidhë fëmijën tuaj me placentën. Ajo bart ushqim dhe oksigjen nga placenta te foshnja.

– Fëmija juaj ka probleme gjatë lindjes, si një normë(të rrahura) të ngadaltë të zemrës. Kjo është quajtur edhe ankth i fetusit.

– Fëmija juaj ka një lloj të caktuar të defektit të lindjes. Defektet e lindjes ndryshojnë formën ose funksionin e një ose më shumë pjesëve të trupit. Ato mund të shkaktojnë probleme në shëndetin e përgjithshëm, si në zhvillimin e trupit apo në atë se si trupi punon.

A mund të planifikoni lindjen me operacion?

Po. Nëse ekzistojnë arsye shëndetësore për të pasur një lindje me operacion, ju së bashku me gjinekologun tuaj mund ta planifikoni atë. Nëse planifikoni një lindje me operacion atëherë konsultohuni me gjinekologun tuaj që të pritni deri sa t’i mbushni 39 javë të shtatzënisë . Kjo i jep kohë fëmijës të rritet dhe të zhvillohet. /beba-ks

Artikulli paraprakKëto janë arsyet pse lemza i kap foshnjat e vogla
Artikulli i rradhës A e dini çfarë është lindja e induktuar dhe si kryhet ajo

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.