Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A e dini çfarë është lindja e induktuar dhe si kryhet ajo

Këshilla për shtatzëna 01/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Induksioni për lindje (lindje e detyruar artificiale) është kur gjinekologu juaj ju jep medikamente apo përdor metoda të tjera si shpërthimin e ujërave (lëngun amniotik) për të filluar lindjen tuaj. Qesja amniotike ndodhet brenda mitrës e cila mban foshnjën tuaj. Qesja është e mbushur me lëng amniotik.

Kontraksionet ndodhin kur muskujt e mitrës tuaj tkurren dhe pastaj relaksohen. Ato ndihmojnë në shtyrjen e fëmijës tuaj nga mitra si dhe ndihmojnë në dilatimin/zgjerimin e qafës së mitrës.

Gjinekologu juaj mund të rekomandojë induksion në qoftë se ju keni probleme mjekësore që mund t’ju dëmtojë ju apo fëmijën tuaj, ose në qoftë se shtatzënia juaj zgjat më shumë se 42 javë. Për disa gra, induksioni është mënyra më e mirë për të mbajtur nënën dhe fëmijën të shëndetshëm.

Përdorimi i induksionit të hershëm për arsye jo mjekësore mund të shkaktojë probleme për ju dhe fëmijën tuaj.

Si induktohet lindja?

Gjinekologu përdor një ose më shumë nga këto metoda për të nxitur lindjen:

– Ndarja e qeses amniotike nga muri i mitrës (i quajtur edhe nxjerrje e membranave). Cipa amnionale  është qese brenda mitrës që mban fëmijën tuaj. Është e mbushur me lëng amnional. Gjinekologu juaj  butësisht vë një gisht  nëpër qafën e mitrës tuaj dhe ndan qesen nga mitra juaj. Kur kjo është bërë, ju mund të ndjeni disa shtrëngime ose të keni disa pikëza gjaku. Ju mund ta bëni këtë procedurë në ambulantën e gjinekologut tuaj në klinikë.

– Zbutja e qafës së mitrës. Gjinekologu ju jep medikamente që ndihmojnë në zbutjen dhe hollimin e qafës së mitrës, medikamenti mund të përdoret si pilulë, xhel apo supozitorë që vendoset në vaginë (vaginalete). Ju merrni këtë medikament në spital.

– Duke ju dhënë medikamente për të filluar kontraksionet gjinekologët shpesh përdorin një medikament të quajtur Pitocin e cila  shkakton lindjen. Pitocina është e krijuar nga hormoni i  oksitocinës, hormon ky i liruar nga trupi i femrës për të shkaktuar kontraksione.

Në spital, gjinekologu  ju jep Pitocinë përmes një IV (një gjilpërë në venë). Pitocina mund t’ju shkaktoj kontraksione vërtetë të forta. Pitocina gjithashtu mund t’ju shkakton përzierje në  stomakun tuaj. Para se të shkoni në spital, ndiqni udhëzimet e mjekut në lidhje me ushqimin, sigurisht do t’ju udhëzoj të hani ushqime të lehta si supë

– Qarja/plasja e ujit (e quajtur edhe ruptura e  membranave ose amniotomi). Gjinekologu mund të përdor një goditje të vogël që duket si një gjilpërë për të qarë qesen amniotike që mban fëmijën tuaj. Kjo nuk duhet të jetë e dhimbshme, por ju mund të ndjeni një rrjedhje të ngrohtë të  lëngjeve.

Lindja e induktuar mund të zgjas disa orë ose disa ditë. Kjo varet se sa trupi juaj i përgjigjet tretmanit.

Artikulli paraprakCilat janë arsyet mjekësore që duhet të bëni lindje cezariane e jo vaginale
Artikulli i rradhës Horoskopi, 2 mars 2019

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.