Studiuesi Bajram Mjeku po kërkon nga mjekët që të qëndrojnë sa më larg politikës.
Në një postim në profilin e tij në Facebook, Mjeku ka thënë se profesionistët shëndetësorë nuk duhet të involvohen në politikë, duke pas parasyshë gjendjen e mjerë në shëndetësi, transmeton Gazeta Shneta.
Në listat e partive politike për kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit janë angazhuar disa mjekë e drejtorë klinikash të QKUK-së.
Postimi i tij i plotë:
Mjekët sa më larg politikës
Ajo që gjatë dy dekadave të fundit më ka shqetësuar më së shumti, është insistimi i mjekëve për të qenë pjesë e skenës politike dhe numri i tyre në listat e partive politike në Kosovë si kandidat për deputet është jo i vogël.
Mjekët kosovarë duhet të involvohen më së paku në politikë, kur të kihet parasysh se gjendja në sistemin shëndetësor në Kosovë vështruar në kontest të kohës, nuk ka qenë asnjëherë më e mjerë se sot.
Me këtë rast dëshiroj të theksoj një fakt, i cili do të më mbetet gjithmonë në kujtesë. Në të gjitha legjislaturat e Parlamentit serb, në kohën kur ishim nën okupim dhe Serbia udhëhiqej nga tirani Millosheviç, Parlamenti serb nga 55 deri 57 për qind përbëhej nga deputetë me profesionin e mjekut. Të mos harrojmë se votat e këtyre mjekëve që dominuan Parlamentin serb, shkaktuan tri luftëra në ish-Jugosllavi dhe nga prirja e tyre sadiste u vranë e u masakruan mijëra njerëz, si dhe u shkaktuan qindra operacione ushtarake me përmasa të gjenocidit. Tagrin e këtyre sadistëve e paguajtëm shtrenjtë edhe në Kosovë.
Me keq se kjo, vet udhëheqësi i të ashtuquajturës Republika serbe, krimineli Radovan Karaxhiç ishte mjek, madje i specializuar për psikiatër! U dënua me burg të përjetshëm në Tribunalin e Hagës, por plagët e shkaktuara nga ky sadist në dekadën e fundit të shekullit të kaluar, nuk do të shërohen gjatë gjithë shekullit të ri!