Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Cilat pije duhet konsumuar dhe cilat duhet shmangur gjatë shtatzënisë

Këshilla për shtatzëna 23/09/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në këtë artikull mund të gjeni pijet të cilat tregojnë dobitë e tyre ,e shumë të tjera të cilat i keni konsumuar më parë, tani duhet të i largoni nga përdorimi.

Pijet që mund të konsumoni pa problem në shtatzëni janë të pakta në numër. Dhe sipas mjekëve uji është ndër më të rekomanduarit për t’u konsumuar pa frikë.  Ndër të tjera kujdes me pijet me gaz dhe sheqer. Po çaji? Kafeja?

Pijet në shtatzëni, cfarë ju lejohet dhe nuk ju lejohet të konsumoni?

Para së gjithasht duhet të dini se uji është ndër pijet më të mira për shtatzëninë duke qënë se ndihmon placentën të ketë një vaskularizim më të mirë. për pasojë do të rritet volumi i gjakut dhe kështu edhe rritja e fëmijës do të jetë më e mirë. Ndërkaq edhe organizmi do ta ketë më të lehtë të rikuperojë lëngjet e humbura pas lindjes.

Sipas Paola Pileri, eksperte e shtatzënisë dhe gjidhënies në spitalin “Buzzi” të Milanos, uji është ndër pijet që mund të konsumohet deri në 2.5 lt në ditë.

Ndër të tjera uji do të shkaktojë edhe urinim të shpeshtë. Kjo sjell që urina të jetë më e holluar dhe për pasojë rreziku për infeksione të reduktohet. Njësoj do të zvogëlohet edhe rreziku për probleme me konstipacionin apo hemorroidet.

Pijet si birra, vera dhe cdo lloj tjetër alkoli duhet të evitohen

E kundërta mund të shkaktojë anomali të rënda në zhvillimin fetal. Madje në disa raste fëmija mund të lindë edhe me sindromën e fetusit të alkolizuar. Edhe birra pa alkol duhet evituar. Pasi kanë përmbajtje alkoli edhe pse shumë të vogël.

Për të mësuar më shumë për komplikimet në shtatzëni Klikoni KËTU.

Pijet si çaji dhe kafeja duhet të konsumohen në mënyrë të moderuar

Doza të larta të kafeinës mund të shkaktojnë rritje të rrezikut për abort. Por gjithashtu edhe frenim të rritjes së mirë fetale. Prandaj këshillohet që pijet me kafeinë si caji dhe kafeja të mos konsumohen më tepër se 2 herë në ditë. Pra përkatësisht 200 mg kafeinë në ditë. Dhe këtu i referohemi një shtatzanie fiziologjike, pra probleme të caktuara.

Pijet me gaz dhe sheqer

Në disa raste disa nëna mund të ndiejnë lehtësim ndaj të vjellave. Por kujdes! Pijet me gaz kanë sheqer në norma të larta dhe duhen evituar. E njëjta gjë edhe në lidhje me pijet me sheqer të shtuar si për shembull lëngjet e frutave industriale. Këto të fundit duhet të konsumohen shumë rrallë.

Po pijet e përgatitura në shtëpi?

Me kujdes! Normalisht janë një zgjedhje shumë e mirë krahasuar me nje pije industriale por nuk duhet tejkaluar limiti. Sepse edhe pse janë të përgatitura nga fruti përmbajnë realisht gjithë sheqerin e saj. Dhe mbi të gjitha nuk kanë fibra.

Cajrat si: melisa, kamomili, caji i mentes, finoku, caji i xhinxherit mund të konsumohen pa problem. Madje xhinxheri njihet si një qetësues shumë i mirë në rast të vjellash./botaegruas

Artikulli paraprakSi të reagoni gjatë tërmetit nëse jeni shtatzënë
Artikulli i rradhës Ekspozimi ndaj Diellit gjatë shtatzënisë – A është i sigurt

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.