Nëse shtatzënia juaj është e shëndetshme dhe me rrezik të ulët, duhet të merrni pjesë në takime prenatale çdo dy deri në katër javë deri në 36 javët e ardhshme.
Në takimet tuaja, mjeku juaj do merr shënime lidhje me peshën tënde dhe kontrollon përherë presionin e gjakut shkruan Healthineline.
Poashtu, mjeku mund t’ju rekomandoj për marrjen e një mostre të urinës, e cila do analizohet tutje për të infeksione, proteina ose sheqerna.
Prania e proteinave në urinë në tremujorin e tretë mund të jetë një shenjë e preeklampsisë. Sheqeri në urinë mund të tregojë diabetin gestacional përcjell Gazeta Shneta.
Vlen të theksohet se gjatë kësaj kohe bëhet dhe matja e barkut tuaj për të kontrolluar rritjen e foshnjës.
Në bazë të ndonjë dyshimi mund të vie dhe deri tek kontrollimi i qafës së mitrëspër dilatim.
Gjithashtu, mund të marrin dhe një mostër gjaku për të kontrolluar aneminë, veçanërisht nëse keni qenë anemike më herët gjatë shtatëzanisë.
Ju mund të vazhdoni me ultratinguj, ashtu si keni bërë në javët e mëparshme, për të konfirmuar pozicionin, rritjen dhe shëndetin e foshnjës.
Shumë prej nesh mbajnë baktere të grupit B të streptokokut në zorrë, rektum, fshikëz, vaginë ose fyt.
Zakonisht nuk shkakton problem për të rriturit, por mund të shkaktojë infeksione serioze dhe potencialisht fatale tek të sapolindurit.
Mjeku juaj do t’ju testojë për grupin B të streptokokut në javët 36 deri në 37 për t’u siguruar që fëmija juaj nuk është i ekspozuar ndaj tij.
Gjatë tremujorit të tretë, mjeku juaj mund të sugjeroj për analizat që kanë të bëjnë me infeksione seksualisht të transmetueshme.
Në varësi të faktorëve tuaj të rrezikut, mjeku juaj mund të testojë për: Klamidia-n, HIV, sifilis, dhe gonorre.
Këto lloje, mund të infektojnë fëmijën tuaj gjatë lindjes. /Gazeta Shneta /