Pasi të keni mbaruar të ushqyerit me gji, fëmijës duhet zgjedhur edhe ushqimet të cilat duhet t’i konsumojë.
Fatmirësisht, ne kemi përgatitur një guidë rreth këtij problemi, transmeton Gazeta Shneta.
Ushqimet me lugë janë ndër më të preferuarat për foshnjet që kanë 6-muajsh. Në muajt në vijim, kaloni në ushqime të coptuara.
Pasi fëmija t’i mbush 7-8 muaj dhe të bëhet i aftë t’i marrë me dorë ato, ofrojani ushqimin deri tek goja dhe lejeni ta përtypë atë.
Ndërsa fëmija rritet, filloni t’i shtoni shumëllojshmëri ushqimesh. Deri në moshën 12-muajshe, foshnja juaj nuk është gati të konsumoj sasinë e njejtë të ushqimit me atë të familjes.
Mos harroni gjithashtu t’i jepni fëmijës tuaj ushqime të pasura me hekur, si: drithërat e fortifikuara ose mishi.
Përsa i përket mjaltës, prisni deri foshnja t’i mbush 12 muaj për ta konsumuar – konsumimi para kësaj moshe mund ta sëmurë foshnjën./Gazeta Shneta/