Rituali i bërjes dhe pirjes së çajit është praktikuar për mijëra vjet dhe për arsye shëruese. Çaji përmban polifenole që mbrojnë zemrën tuaj, antioksidantë që mund të ulin rrezikun e kancerit dhe ushqyesve të tjerë që rrisin sistemin tuaj imunitar.
Megjithatë, disa çaja janë potencialisht të rrezikshëm gjatë shtatzënisë dhe duhet të shmangen.
Çajërat bimor bëjnë hidratimin e trupit, duke e ditur se hidratimi gjatë shtatzënisë është mjaft i rëndësishëm shkruan FitPregnancy, transmeton Gazeta Shneta.
Çajërat bimor mund të ndihmojnë në lehtësimin e sëmundjeve (çaji i xhenxhefilit dhe nenexhikut), parandalimin e pagjumësisë (kamomili), nxitjen e kontraktimeve më të efektshme gjatë punës (çaji i gjethës së kuqe të mjedrës).
Disa çajëra bimor konsiderohen si të pasigurtë gjatë shtatzënisë. Preferohet të shmangni laksativët bimor, prandaj lexoni me kujdes etiketat e çajit, pasi që mund të shkaktojnë ndryshime në elektrolitet të cilat përfshijnë klorid, natrium dhe kalium,të cilat janë të nevojshme për funksionimin normal të qelizave dhe organeve.
Këta laksaktiv bimor mund të nxisin edhe shpeshtimin e urinimin ose diarrenë, të cilat mund të shkaktojnë dehidratim./Gazeta Shneta/