Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Cistet ovariane në shtatzëni: Kur janë të padëmshme dhe kur duhet të keni kujdes?

Këshilla për shtatzëna 20/02/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Cistet ovariane janë qeska të mbushura me lëng që formohen në vezore dhe hasen shpesh tek gratë, përfshirë edhe gjatë shtatzënisë. Në shumicën e rasteve ato janë të padëmshme dhe nuk kërkojnë trajtim, përveç situatave kur rriten shumë ose shkaktojnë shqetësime si dhimbje në legen, marrëdhënie të dhimbshme apo probleme me funksionin e zorrëve.

Sipas të dhënave të publikuara nga Baby Center, këto formacione zakonisht monitorohen dhe rrallëherë paraqesin rrezik serioz.

Tek gratë shtatzëna dallohen dy kategori kryesore të cisteve.

Cistet funksionale janë më të zakonshme dhe lidhen me ciklin menstrual. Ato shpesh janë të vogla, zakonisht nën 5 centimetra, dhe zhduken vetë pa ndikuar tek nëna apo foshnja. Në anën tjetër qëndrojnë cistet patologjike, të cilat krijohen nga rritje jonormale qelizore. Këto janë më të rralla dhe vetëm një në një mijë raste mund të jetë malinje.

Në fillim të shtatzënisë mund të shfaqen edhe lloje të tjera cistesh. Endometriomat lidhen me endometriozën dhe shpesh zvogëlohen gjatë shtatzënisë, megjithëse mund të ndikojnë në fertilitetin e ardhshëm. Cistet theca lutein zakonisht lidhen me trajtimet e fertilitetit dhe formohen si pasojë e niveleve të larta të hormonit hCG.

Vetëm në raste të rralla një cist mund të rritet, të këputet apo të shkaktojë komplikime. Nëse kërkohet ndërhyrje, mjekët zakonisht presin tremujorin e dytë për të shmangur rrezikun e abortit.

Megjithatë, pjesa më e madhe e cisteve mbeten beninje dhe kalojnë pa pasoja gjatë shtatzënisë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPlagoset një grua në Istog, dërgohet në Spitalin e Pejës – Policia: Rasti është duke u hetuar
Artikulli i rradhës Dopingu në sport: Cilat janë rreziqet për shëndetin?

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.