Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çka duhet të dini për depresionin tek fëmijët

Këshilla për shtatzëna 16/03/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Child abuse
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në lidhje me depresionin tek fëmijët, ekzistojnë disa fakte të panjohura për prindërit, të cilat duhet t’i kenë parasysh, ngase mund të kenë rëndësi etike në diagnostikimin e tij.

Është më i zakonshëm se sa mendoni

Depresioni tek fëmijët nuk trajtohet si sëmundje, por diçka e tillë duhet të fillojë. Sipas një studimi të Psikiatrisë së Fëmijëve dhe Adoleshentëve në Kaliforni, rezulton se 1 në 20 fëmijë është në depresion. Ndarja e prindërve, bullizmi, mungesa e dashurisë, mungesa e vetëvlerësimit e shumë të tjera mund të behën shkak për depresionin e fëmijëve.

Depresioni mund të trashëgohet

Studimet tregojnë se 25% e fëmijëve që kanë një prind me depresion kanë shumë gjasa të preken nga kjo sëmundje. Tek ata që i kanë të dy prindërit, rreziku rritet me 75%. Shkencëtarët nuk janë të sigurt përse ndodh kjo, por mendohet se këta fëmijë kanë një cënueshmëri gjenetike, e cila përkeqësohet në një mjedis stresues.

Shpesh shoqërohet nga probleme të tjera

Përafërsisht 40% e fëmijëve me depresion vuajnë gjithashtu nga çrregullime të ankthit, çrregullime në të mësuar etj. Simptomat mund të mbivendosen dhe e bëjnë më të vështirë trajtimin.

Ndjeshmëria tek fëmijët është më e lartë

Dallimi më i madh mes simptomave të të rriturve dhe fëmijëve është se të rriturit mund të jenë thjesht të trishtuar e të tërhequr, ndërsa fëmijët mund të kenë shpërthime të forta.

Diagnostikimi dhe trajtimi i hershëm ndihmojnë në tejkalimin e depresionit

Depresioni për një kohë të gjatë i patrajtuar mund të ndryshojë formën e trurit, për shembull tkurret hipokampusi, i cili ndihmon në rregullimin e emocioneve. Nuk është çudi nëse një fëmijë i prekur nga depresioni nuk do të jetë mirë me mësime, mund të abuzojë me substanca të dëmshme, ose në rastet më serioze të dëmtojë veten deri në vetëvrasje.

Prandaj, nëse dyshoni se fëmija juaj vuan nga depresioni çojeni sa më parë te mjeku./pernenat.al/

Artikulli paraprakA është më mirë që foshnja t’i ngjajë nënës apo babait, ja çka thotë shkenca
Artikulli i rradhës Horoskopi sot, e shtunë 17 mars 2018

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.