Hulumtuesit tregojnë se bebet që i ngjajnë më shumë babait janë dukshëm më të shëndetshëm sesa ato që i ngjasojnë nënës.
Fëmijët të cilët më shumë u ngjajnë baballarëve kanë rrezik më të vogël për sulm të astmës dhe kalojnë më pak kohë në spital, transmeton Telegrafi.
Me këtë rast, baballarët të cilët nuk jetojnë me fëmijët e tyre, mesatarisht i kalojnë dy ditë e gjysmë më shumë me ta në muaj nëse duken si trashëgimtarë të tyre.
Hulumtuesit deri te ky konstatim kanë ardhur pasi që i kanë analizuar 456 familje të cilat janë bërë me fëmijë.