Mjekët kanë marrë një rrugë të gjatë që nga viti 1908, kur u përdor për herë të parë fjala autizëm. Ja një këndvështrim në historinë e çrregullimit të spektrit të autizmit.
Ju mund ta mendoni autizmin si një problem të ri sepse është bërë shumë më i përhapur vitet e fundit thotë Parents. Por në të vërtetë ka qenë në libra për më shumë se 70 vjet – dhe të menduarit tonë për këtë gjendjen ka ndryshuar në mënyrë dramatike gjatë kësaj kohe.
Këtu janë ngjarjet kryesore në historinë e autizmit përcjellur nga Gazeta Shneta.
1908: Fjala autizëm përdoret për të përshkruar një nëndegë të pacientëve skizofrenë, të cilët u tërhoqën dhe u zhytën në vetvete.
1943: Psikiatri amerikan për fëmijë Leo Kanner, boton një letër ku përshkruan 11 fëmijë të cilët ishin shumë inteligjentë, por shfaqnin “një dëshirë të fuqishme për vetminë” dhe “një insistim obsesiv mbi një element të vazhdueshëm”. Ai më vonë e emërton gjendjen e tyre “autizëm të hershëm infantil“.
1944: Një shkencëtar gjerman i quajtur Hans Asperger përshkruan një formë “më të butë” të autizmit që tani njihet si Sindromi Asperger. Rastet që ai raportoi ishin të gjithë djem të cilët ishin shumë inteligjentë por kishin probleme me ndërveprimet shoqërore dhe interesat specifike obsesive.
1977: Hulumtimet mbi binjakët zbulojnë se autizmi është shkaktuar kryesisht nga gjenetika dhe dallimet biologjike në zhvillimin e trurit.
1987: Zëvendësohet termi “autizmin infantil” me një përkufizim më të gjerë të “çrregullimit të autizmit”, dhe përfshin një listë kontrolli të kritereve diagnostikuese.
1991: Qeveria federale e bën autizmin një kategori të arsimit të veçantë. Shkollat publike fillojnë të identifikojnë fëmijët në spektër dhe t’u ofrojnë atyre shërbime të veçanta.
1998: Një studim i botuar në “The Lancet” sugjeron që vaksina e fruthit-shytave-rubeolës (MMR) shkakton autizëm. Ky konstatim u zhbë shpejt.
2009: Qendrat e SHBA-ve për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) vlerësojnë se 1 në 110 fëmijë kanë çrregullime të spektrit autizëm. /Gazeta Shneta /