Në punën që bëjmë jo rrallëherë duhet të bartim gjëra të rënda qoftë në shtëpi apo dikund tjetër, megjithatë një kujdes të shtuar duhet të kenë gratë shtatëzëna.
Sipas rregullit të përgjithshëm mos bartni gjëra më të rënda se 9kg, shkruan Kidspot, përcjell Gazeta Shneta.
Gjatë shtatëzanisë ligamentet humbin fortësinë dhe nyjet tuaja bëhen më pak të qëndrueshme, kështu që mund ta rrezikoni veten të lëndoheni më lehtë.
Poashtu mund të humbisni ekuilibrin tuaj dhe të rrëzoheni çka shkakton rrezik edhe për foshnjën tuaj. /Gazeta Shneta/