Prindërit i përgadisin fëmijët për botën reale, por sa po i bëjnë gati për jetën virtuale.
Fëmijët asnjëherë nuk do të mësonin si të qëndronin në këmbë nëse nuk do ishte rrëzuar të paktën një herë, por cili ka qenë roli i prindërve që fëmija t’i mësoj lëvizjet e këmbëve apo të duarve?
Me anë të kësaj ne mund të krahasojmë edhe jetën virtuale që posaqërisht fëmijët po e zhvillojnë në internet, transmeton Gazeta Shneta.
Një botë me plot rreziqe është e kuptueshme që një fëmijë në të shumtën e rasteve nuk do dinte si të mbrohej, prandaj veprimi i prindërve vjen në shprehje.
Ekspertët nuk këshillojnë t’ju ndalohet tërësisht përdorimi i internetit në përgjithësi dhe rrjeteve sociale në veqanti, por nevojitet që t’ia shpjegoni fëmijës suaj për dëmet dhe dobitë që sjell përdorimi i internetit.
Përderisa rreziqet janë të panumërta, rol kyq në mbrojtjen e fëmijeve të ekspozuar ndaj internetit e luajnë prindërit. /Gazeta Shneta/