Më 14 dhjetor, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u njoftua për një variant të ri të virusit, i cili kishte shkaktuar shqetësime në Mbretërinë e Bashkuar.
Ndër të tjera, ky variant i koronavirusit përmban 23 zëvendësime të nukleotideve (dmth mutacione) shkruan Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.
Që nga 26 dhjetori, varianti i ri ishte identifikuar nga marrja e mostrave rutinë dhe testimi gjenomik i kryer në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.
Gjetjet paraprake sugjerojnë se është më e transmetueshme se forma paraprake, që do të thotë se është më infektive.
Deri më tani, nuk ka pasur asnjë ndryshim në ashpërsinë e sëmundjes – matur nga gjatësia e shtrimit në spital dhe fataliteti 28-ditor i rastit.
Pse ka kaq shumë variante – koronavirus?
Dr. Jeremy Ross, duke shkruar për Science Focus, konfirmoi se:
“Shumica e mutacioneve nuk do të ketë ndikim në virus ose në sëmundje”.
Sidoqoftë, OBSH-ja është duke vëzhguar SARS-CoV-2 sepse disa mutacione mundësojnë “rritje më të madhe, transmetueshmëri ose braktisje nga sistemi imunitar”.
“Mutacionet janë të mundshme në çdo kohë,” shtoi Dr. Ross, por fatmirësisht “SARS-CoV-2 mutohet shumë ngadalë”.
Dr. Ross siguroi: “Për shkak të kësaj, ka të ngjarë që trajtimet tona të reja të vaksinave do të vazhdojnë të jenë efektive. /Gazeta Shneta/