Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

COVID-19 dëmton përgjigjen imune të placentës te gratë shtatzëna, zbulon studimi i ri

Jetë 20/09/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nëse një grua infektohet me virusin korona gjatë shtatzënisë së saj, infeksioni, edhe nëse është i butë, dëmton përgjigjen imune të placentës ndaj infeksioneve të mëtejshme, ka zbuluar një studim i udhëhequr nga UW Medicine.

Studimi u botua më 17 shtator në revistën amerikane të ‘Obstetrics & Gynecology’, shkruan Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.

“Ky është studimi më i madh deri më tani i placentës nga gratë që kishin COVID-19 gjatë shtatzënive të tyre,” tha Dr. Kristina Adams Waldorf, autore dhe profesoreshë e obstetrikës dhe gjinekologjisë në shkollën e mjekësisë të Universitetit të Uashingtonit.

“Ne u befasuam kur zbuluam se gratë që kishin COVID-19 gjatë shtatzënive të tyre kishin placenta me një përgjigje imune të dëmtuar ndaj infeksionit të ri.”

Ky zbulim, shtoi Dr. Adams Waldorf, “ishte maja e ajsbergut” në mënyrën se si COVID-19 mund të ndikojë në zhvillimin e fetusit ose placentës.

Në fillim të pandemisë, shumë menduan se COVID-19 nuk dukej se dëmtonte fetusin në zhvillim, sepse kishte kaq pak foshnja të lindura me infeksion COVID-19, vuri në dukje ajo.

“Por ajo që ne po shohim tani është se placenta është e prekshme ndaj COVID-19 dhe infeksioni ndryshon mënyrën se si funksionon placenta, dhe kjo nga ana tjetër ka të ngjarë të ndikojë në zhvillimin e fetusit,” tha Dr. Adams Waldorf.

“Deri më sot, studimet se si COVID-19 mund të ndikojë në zhvillimin e fetusit ose të fëmijës janë shumë të kufizuara pasi fëmijët janë ende shumë të vegjël,” vuri në dukje, bashkëautorja Dr. Helen Feltovich.

“Studimi ynë sugjeron që foshnjat e lindura nga nëna të infektuara me COVID-19 në çdo moment gjatë shtatzënisë së tyre do të duhet të monitorohen ndërsa rriten,” tha ajo.

Placenta siguron ushqim, oksigjen dhe mbrojtje imune për fetusin deri në momentin e lindjes. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShoqata Sindikale e QKMF-së në Klinë e përkrahë protestën e paralajmëruar të Shoqatës Sindikale në QKUK
Artikulli i rradhës Kolaps i sistemit shëndetësor emergjent në Britaninë e Madhe, këto janë shkaqet kyçe të dështimit

Ju sugjerojmë

Simptomat që sinjalizojnë një infesion urinar tek fëmija juaj

27/05/2023 Këshilla për shtatzëna

Zbuloni procesin e zhvillimit të frymëmarrjes tek fetusi

27/05/2023 Këshilla për shtatzëna

Vështirësitë që mund t’i keni në rast se planifikoni një shtatzëni pas moshës 40-vjeçare

27/05/2023 Këshilla për shtatzëna

Sindroma e theksit të huaj (FAS): Simptomat, shkaqet dhe trajtimi

26/05/2023 Jetë

10 analizat shëndetësore që çdo burrë mbi 40 vjeç duhet të kryejë

26/05/2023 Jetë

4 probleme serioze shëndetësore që i shkakton presioni i lartë i gjakut

26/05/2023 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.