Shoqata Sindikale në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komunën e Klinikës është duke e përkrahur protestën e paralajmëruar të Shoqatës Sindikale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Në komunikatën për media të Shoqatës Sindikale të QKMF-së bëhet e ditur se dje gjatë mbledhjes së shoqatës është marrë vendimi të përkrahet kërkesa e Shoqatës Sindikale në QKUK.
Kërkesa e Shoqatës Sindikale përfshinë rritjes e pagës për 50 për qind deri në implementimin e Ligjit të Pagave, rritjen e investimeve në shëndetësi për përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve, miratimin e ligjit të pagave dhe implementimin e tij nga janari i vitit 2023.
“Këto kërkesa janë kërkesa të të gjithë punëtorëve në qendrën tonë” , thuhet në komunikatën për media të Shoqatës Sindikale të QKMF-së.
Shoqata Sindikale e QKMF-së gjithashtu i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës që të t’i plotësojë kërkesat e tyre në mënyrë që shëndetësia të funksionojë në mënyrë të duhur apo në të kundërtën, sic thuhet në komunikatë, do të ndërmarrin masa sindikale.
Shoqata Sindikale e QKUK-së ka paralajmëruar se të mërkurën, 21 shtator 2022, do të protestojnë para objektit të Qendrës Emergjente.
Në anën tjetër, protesta e paralajmëruar nuk është duke u mbështetur nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë. /Gazeta Shneta/
FSShK nuk e mbështet protestën e paralajmëruar nga Shoqata Sindikale e QKUK-së