Kompania amerikane Pfizer, njoftoi të premten se Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA), i ka dhënë rishikim përparësor vaksinës së tyre COVID-19, duke pozicionuar vaksinën për miratim të plotë deri në muajin janar.
Vaksina Pfizer u është administruar amerikanëve, më shumë se çdo vaksinë tjetër deri më tani në fushatën e vaksinimit në SHBA, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.
Sipas të dhënave nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, rreth 85 milion njerëz janë vaksinuar plotësisht me dy doza të vaksinës Pfizer.
Një aprovim i plotë për vaksinën Pfizer mund të ndihmojë në rritjen e përpjekjeve të vaksinimit në SHBA.
Tani për tani, vaksina Pfizer është e autorizuar vetëm në mënyrë emergjente për kategorinë e moshës 12 vjeç e sipër. /Gazeta Shneta/