Në Spitalin e Prizrenit gjatë ditës së djeshme është përuruar një aneks i ri i radiologjisë ku është vendosur edhe një CT e re.
Për përurimin e kësaj pajisje qindra mijëra euroshe ka marr pjesë edhe ministri në detyrë i shëndetësisë Uran Ismaili si dhe drejtori i SHSKUK-së Dr. Basri Sejdiu, shkruan Gazeta Shneta.
CT-ja e re është prodhim i kompanisë ‘Neusoft Medical’ me origjinë nga Kina. Kjo kompani është themeluar në vitin 1998 në Kinë dhe furnizon me pajisje mjekësore disa vende të botës.
Furnizimi i spitalit me këtë pajisje është konsideruar si avancim i shërbimeve në rajonin e Prizrenit, ku synohet t’i bëhet konkurrencë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. /Gazeta Shneta/





