Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dalja e dhëmbëve te fëmijët: Cilat janë simptomat dhe si t’i lehtësoni dhembjet

Jetë 30/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dalja e dhëmbëve është proces i vazhdueshëm që zgjat nga foshnjëria në fëmijëri.

Dalja e dhëmbëve te fëmijët mund të ndryshojë nga procesi si dalin tek foshnjat. Simptomat janë të ndryshme dhe duhet të trajtohen ndryshe, përcjell Gazeta Shneta.

Cilat janë simptomat e daljes së dhëmbëve tek fëmijët?

Ju do ta dini se fëmijës po i dalin dhëmbët kur të shihni shenjat si në vazhdim:

1. Nervozizmi: Ndoshta shenjat kryesore për dalje të dhëmbëve janë ndryshimi i disponimit dhe nervozizmi. Fëmija do të bëhet më i bezdisshëm dhe do të ketë shpërthime çasti më shpesh se zakonisht.

2. Ndryshime në sjellje: Gjërat e vogla e shqetësojnë fëmijën shumë lehtë.

3. Irritime në mishëra: Mishërat mund të duken të skuqur dhe gjithmonë të pezmatuar.

4. Vështirësi të bijnë në gjumë: Kur fëmijës i dalin dhëmbët kanë problem t’i marrë gjumi, por edhe kur flejnë, kanë gjumë me ndërprerje dhe jo të rehatshëm.

5. Jargojnë: Njësoj si bebet, edhe fëmijët do të kenë shumë jargë gjatë procesit të daljes së dhëmbëve.

6. Nuk iu haet ushiqmi: Fëmijët nuk do të jenë të interesuar në ushqim, sidomos në atë të fortë.

7. Thithin gishtat: Vedosja e gishtit të madh ose gishtave tjerë në gojë i ndihmon fëmijët të zbusin mishërat e pezmatuar.

8. Tendenca për të kafshuar gjëra: Ata kafshojnë gjëra të buta si lodrat me gomë ose lugë të plastikës.

9. Ngrehin veshin.

Nuk mund të thuhet se sa zgjat dhembja e daljes së dhëmbëve, por sapo dhëmbi të dalë në sipërfaqe të mishit, fëmija do të fillojë të ndihet mirë.

Si t’i lehtësoni dhembjen?
1. Përdorni unaza dhe lodra të dizajnuara veçanërisht për fëmijët të cilëve po i dalin dhëmbët, që t’i kafshojnë ata.
2. Lagni me ujë të ftohtë një facultetë të re dhe të pastër dhe jepni fëmijës tuaj që ata ta vendosin në gojë.
3. Bëni masazh mishërave të dhëmbëve.
4. Jepni pije të ftohta.
5. Jepni barna për dhembje, por vetëm me rekomandim të mjekut./GazetaShneta

Artikulli paraprakE pranon edhe reperja e famshme: “E kam nënvlerësuar punën e të qenurit nënë”
Artikulli i rradhës Shteti ku rriten fëmijët më të lumtur – ja 6 rregullat që ndjekin prindërit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm në Pejë: Mbi 3 mijë vizita specialistike dhe 23 lindje gjatë javës së kaluar

20/07/2026 Lajme

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.