Danimarka ka larguar nga përdorimi vaksinën AstraZeneca, duke thënë se nuk është e nevojshme, pasi vendi ka arritur tashmë në një pikë të avancuar të administrimit të vaksinave.
Në një deklaratë, zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se të gjitha vaksinat nga AstraZeneca do të anulohen shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
“Ne, në thelb jemi në marrëveshje me vlerësimin e EMA-së në lidhje me vaksinën AstraZeneca.Kjo është arsyja pse është e rëndësishme të theksohet se ajo është akoma një vaksinë e aprovuar (në Evropë).Dhe unë e kuptoj nëse vendet e tjera në një situatë të ndryshme nga ne zgjedhin të vazhdojnë përdorimin e vaksinën”, tha Søren Brostrøm, drejtor i përgjithshëm.
Autoritetet shëndetësore daneze kanë ndaluar përdorimin e vaksinës nga AstraZeneca më 11 mars dhe administrimi i vaksinave anti covid ka vazhduar nga vaksinat si Pfizer dhe Moderna.
“Nëse Danimarka do të ishte në një situatë krejtësisht të ndryshme dhe në mes të një vale të tretë të covid-19, atëherë unë nuk do të hezitoja të përdornim vaksinën, edhe nëse do të kishte ndërlikime të rralla që lidhet me përdorimin e saj”, tha Brostrøm.
“Është vendimi ynë të vazhdojmë shpërndarjen e vaksinave në Danimarkë, pa vaksinën AstraZencea”.
Gjatë javëve të mëparshme, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) arriti në përfundim se përfitimet e vaksinën AstraZeneca tejkalojnë rreziqet./GazetaShneta/