Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Deklaratat kontradiktore të Ramadanit dhe Zemajt, i pari thotë kemi, i dyti thotë s’kemi teste

Lajme 11/06/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik Naser Ramdani janë shfaqur mjaft kontradiktor me njëri-tjetrin brenda pak ditësh.

Zemaj dhe Ramdani kanë mbajtur një konferencë për media më datën 6 qershor në Ministrinë e Shëndetësisë, ku drejtori i IKSHPK-së kishte deklaruar se kanë teste të mjaftueshme për të testuar të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë nevojë.

“Instituti Kombëtar është i furnizuar mjaftueshëm me teste dhe po bëjmë teste në bazë të indikacioneve dhe asnjë qytetarë i Kosovës nuk do të mbetet pa u testuar. Në momentin që do të mbesim pa teste do të kërkojmë furnizim”, ka deklaruar Ramadani.

Por vetëm pesë ditë më vonë, sot më 11 qershor, ministri Zemaj ka dhënë një deklaratë krejt kontradiktore. Ai ka deklaruar në seancën e Kuvendit se ka mungesë të testeve.

“Informacioni i saktë nga IKSHPK është se kemi mungesë enorme të testeve dhe kjo është shqetësuese”, ka deklaruar Zemaj.

Ministri e Shëndetësisë më datën 6 maj kishte nënshkruar një kontratë kornizë me kompaninë “Interlab” për furnizimin e IKSHPK-së me mbi 10 mijë kite. Ndërkaq sot IKSHPK ka pranuar një donacion me rreth 15 mijë kite për testim nga biznesmenë shqiptarë në diasporë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSugjerime: Si ta ndihmoni fëmijën tuaj për ta larguar frikën nga errësira
Artikulli i rradhës Në mes të polemikave globale, Greqia ecën përpara me ilaçin klorokine

Ju sugjerojmë

Parlamenti Evropian miraton raportin për Kosovën

17/06/2026 Lajme

Defekti lë pa rrymë dy salla operative në QKUK, anulohen operacionet e pacientëve

17/06/2026 Lajme

QKUK hap konkurs për një mjek specialist në Klinikën e Kardiologjisë

17/06/2026 Lajme

Pesë foshnje lindën në 24 orët e fundit në Spitalin e Pejës, mbi 340 vizita mjekësore të realizuara

17/06/2026 Lajme

Furnizimi i pjesërishëm e vështirëson punën në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK

17/06/2026 Lajme

71 aksidente trafiku brenda 24 ore në Kosovë

17/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.