Dëshira për ushqim para menstruacioneve prek shumë vajza e gra dhe një studim i ri sugjeron se ato mund të jenë rezultat i uljes së ndjeshmërisë ndaj insulinës.
Ndjeshmëria e lartë ndaj insulinës lejon qelizat e trupit të përdorin glukozën në mënyrë më efikase, duke ulur nivelin e glukozës në gjak.
Studimi ka zbuluar se ndjeshmëria ndaj insulinës ndryshon gjatë gjithë ciklit menstrual, duke qenë më e larta para ovulacionit dhe më e ulëta në ditët para menstruacioneve, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Studiuesit sugjerojnë se kjo mund të shpjegojë pse shumë gra ndihen shumë më të uritura pak para menstruacioneve.
Dëshira për çokollatë dhe ushqime të pasura me karbohidrate në ditët para menstruacioneve, që rezulton në shtim në peshë, është e zakonshme tek shumë vajza dhe gra që kanë menstruacione.
Hulumtimi i ri, i publikuar së fundmi në “Nature Metabolism”, ka zbuluar se ndjeshmëria ndaj insulinës – përgjigja e qelizave tuaja ndaj hormonit të insulinës – ndryshon gjatë gjithë ciklit menstrual, duke qenë më e larta në ditët para ovulacionit dhe më e ulëta në prag të menstruacioneve.
Studiuesit sugjerojnë se gjetjet e tyre shpjegojnë pse kaq shumë gra përjetojnë urinë pak para fillimit të menstruacioneve, pse metabolizmi i tyre ngadalësohet dhe pse shtimi në peshë është shumë më i mundshëm.
Cikli menstrual kontrollohet nga hormonet, të cilat rriten dhe ulen gjatë gjithë ciklit. Dhe ky studim sugjeron se këto hormone riprodhuese mund të ndikojnë gjithashtu në ndjeshmërinë ndaj insulinës.
Në fazën premenstruale, si niveli i progesteronit ashtu edhe i estrogjenit ulen, dhe kjo është kur dëshira për ushqime të ëmbla është më e mundshme. /Gazeta Shneta/