Derisa secila lindje ka një eksperiencë të veçantë në vete, disa nëna nga Australia po pohojnë se ekziston një teknikë e cila mund të ‘reduktojë’ parehatinë dhe ‘dhimbjen psiqike’.
Sipas tyre, truku i cili ofron një lehtësim të tillë gjatë procesit të lindjes është hipnoza, transmeton Gazeta Shneta.
Këtë e vërteton edhe hipnotizuesi australian Mark Stephens, së bashku me nënën e re Eva, e cila ka diskutuar për përfitimet e hipnozës gjatë lindjes me të përditshmen Today.
‘Hipnoza largon frikën që një grua posedon gjatë lindjes dhe e përgatit atë mentalisht për lindjen e bebes’, pohoi Eva.
Faktikisht, metoda nuk parasheh hipnoza çfare jeni mësuar ti shihni nëpër filma.
Hipnoza përfshin fokusimin në frymëmarrje, e cila ju mundëson grave në lindje që të lirojnë stresin e tyre, duke u munduar që përmes meditimit të largohet ideja e dhimbjes.
Megjithatë, një metodë e tillë nuk mund të funksionojë tek të gjitha nënat në mënyrë të përsosur, por Mark beson se do t’iu ndihmojë atyre me të vërtetë./Gazeta Shneta/