Dylli në vesh është barrierë natyrale, mbrojtjes nga tingujt dhe infeksionet, lëndimet dhe pengues i depërtimit insekteve dhe gjërave të tjera në kanalin e veshit. Prandaj, nuk është e nevojshme të largohet me doemos nga veshi.
Pastrimi i kanalit të veshit me shkopth higjiene për veshë nuk është e rekomandueshme, pasi që mund të shkaktojë mbylljen e veshit, ndezjen e tij e deri te pëlcitja e timpanit.
Kullimin e veshit prindërit shpesh e interpretojnë gabimisht si pasojë e inflamacionit dhe pa nevojë brengosen për këtë gjë.
Futja e shkopinjve higjienik vetëm se do të fusin dyllin më thellë në veshët e foshnjës ose fëmijës. Në vend të kësaj, ju vetëm pastroni pjesët e jashtme të veshëve, me vatë të lagur apo të kremosur lehtë, transmeton Telegrafi.
Prandaj, asnjëherë mos futni shkopinj apo diçka tjetër në kanalin e veshit. Shumë lehtë mund të dëmtoni cipën e timpanit të veshëve. Dylli është mbrojtja natyrale e kanalit të veshit dhe zakonisht nuk paraqitet nevoja që ta pastroni.
Lëkura e kanalit të veshit ka një veti që bënë shtresat e jashtme të saj së bashku me dyllin dhe papastërtitë që janë mbi të, të dalin nga brenda kanalit jashtë tij, pra kanali bënë një vetëpastrim.
Por, nëse ju brengos sasia e madhe e dyllit në veshët e foshnjës, konsultohuni me mjekun.
Nëse është mbledhur sasi aq e madhe sa që mjeku nuk mund ta sheh timpanin e veshit, atëherë mjeku do të ndërmarrë masa mjekësore.