Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dieta e dobët ushqyese rrit rrezikun e kancerit: Shkencëtarët zbulojnë hallkën që mungonte në këtë raport

Jetë 24/04/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dieta e dobët mund të rrisë rrezikun e obezitetit, sëmundjeve të zemrës, diabetit të tipit 2 dhe disa llojeve të kancerit.

Një studim i ri ka zbuluar se metilglioksali – i cili prodhohet kur glukoza shpërbëhet në qeliza – mund të ndihmojë në shpjegimin e lidhjes midis dietës së dobët ushqyese dhe kancerit, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.

Ata sugjerojnë se një dietë e varfër afatgjate çon në një rritje të prodhimit të metilglioksalit, i cili çaktivizon gjenet parandaluese të kancerit, duke rritur rrezikun e kancerit.

Ushqimi i dobët, lidhet me shumë gjendje shëndetësore, mes tyre obezitetin, sëmundjet e zemrës, diabetin e tipit 2 dhe kanceret, duke përfshirë ato të gjirit, mitrës dhe zorrëve. Marrja e lartë e natriumit, yndyrave të ngopura dhe sheqernave mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve kronike si sëmundjet e zemrës dhe diabeti i tipit 2, por ajo që lidh dietën dhe kancerin është më pak e qartë.

Edhe pse shumë ushqime thuhet se lidhen me rritjen ose uljen e rrezikut të kancerit, sipas Institutit Kombëtar të Kancerit, asnjë studim nuk ka treguar ende se ndonjë përbërës dietik shkakton ose mbron drejtpërdrejt nga kanceri.

Tani, një studim nga Universiteti Kombëtar i Singaporit, i botuar në revistën “Cell”, ka zbuluar një mekanizëm që mund të ndihmojë për të shpjeguar pse dieta e dobët rrit rrezikun e kancerit.

Në studimet e qelizave, studiuesit zbuluan se metilglioksali, i cili prodhohet kur qelizat shpërbëjnë glukozën për të çliruar energji, mund të pengojë gjenet që mbrojnë kundër kancerit.

Ata sugjerojnë se dieta e dobët çon në nivele më të larta të metilglioksalit, duke rritur gjasat për kancer.

“Ky studim sugjeron një lidhje të mundshme midis niveleve të larta të metilglioksalit, një nënprodukt metabolik dhe një modeli mutacioni gjenetik që shihet në disa lloje kanceri. Është një zonë interesante për t’u eksploruar më tej, por ne kemi nevojë për kërkime të mëtejshme laboratorike dhe testime klinike për të përcaktuar përfundimisht nëse nivelet e metilglioksalit janë të lidhura drejtpërdrejt me rrezikun e kancerit, tha Dr. Tayyaba Jiwani, menaxhere e angazhimit shkencor në “Cancer Research UK”, e cila nuk ishte e përfshirë në studim, duke folur për Medical News Today. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSi gjumi cilësor mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru
Artikulli i rradhës Zepbound dhe Mounjaro përmirësojnë simptomat e apnesë së gjumit, zbulon prova e Eli Lilly

Ju sugjerojmë

Demenca nuk prek të gjithë njësoj: Studimi zbulon faktorët që mund të ndryshojnë rrezikun në botë

17/07/2026 Jetë

Shkuarja në kinema apo në muze lidhet me plakje më të ngadaltë të trupit

17/07/2026 Jetë

Depresioni veror, një çrregullim i rrallë por serioz: Valët e të nxehtit mund të ndikojnë në shëndetin mendor

17/07/2026 Jetë

Një ndikim i fshehur te emocionet e vajzave adoleshente: Testosteroni mund të lidhet me rritjen e ankthit dhe simptomave depresive

17/07/2026 Jetë

OKB: Gati një në tre njerëz në botë nuk mund ta përballojë një ushqim të shëndetshëm

17/07/2026 Jetë

Një avokado në ditë mund të ulë kolesterolin e dëmshëm dhe të mbrojë zemrën

16/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.