Defektet e lindjes mund të ndikojnë në pamjen dhe funksionimin e foshnjes së porsalindur. Vetëm në Shtetet e Bashkuara, një në 33 foshnje lindin nga defektet e lindjes.
Këto defekte ndodhin gjersa foshnja zhvillohet në mitër. Kimikatet e njohura si teratogjenë mund të rrisin rrezikun e defekteve të lindjes shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.
Periudha prej ditës së 15 deri në ditën e 60-të, tremujori i parë, atëherë kur fillohen të zhvillohen organet kryesore, kjo është periudha kur fetusi është më i ndjeshëm nga efekteve të teratogjenëve.
Mirëpo, teratogjenët nuk varen vetëm nga mjedisi. Edhe gjenetika luan rol kryesor.
Ndërsa, nuk ka asnjë mënyrë të sigurt për të parandaluar defektet e lindjes, ju mund të ndërmerrni hapa për të reduktuar ekspozimin e foshnjës tuaj ndaj shumë ndikimeve të dëmshme mjedisore në zhvillimin prenatal.
Këtu përfshihet largimi nga ambientet ku konsumimi i duhanit dhe alkoolit është i pranishëm.
Kjo pasi, alkooli mund të ndërhyjë në zhvillimin e fetusit e sidomos në javët e para duke shkaktuar probleme në zemër, veshka, paaftësi intelektuale, probleme me shikimin apo/edhe dëgjimin.
Në anën tjetër, edhe duhani shkakton defekte të tilla si buza apo qiellza e carë, lindje e parakohshme, SIDS.
Për këtë arsyje, rritja dhe kujdesi ndaj fëmijës suaj fillon që në ditët e para të zhvillimit të tij në barkun e nënës. Andaj, kushtoni rëndësi maksimale ambientit tuaj që rrethoheni, duke qenë vazhdimin në kontakt me mjekun tuaj. /Gazeta Shneta/