Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Disa këshilla të shpejta për dush të sigurt të fëmijës tuaj

Këshilla për shtatzëna 27/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rregulli i parë dhe më i rëndësishëmi është që KURRË të mos e lini fëmijën tuaj vetëm në banjë.

Koha e larjes mund të jetë një nga momentet e preferuara të fëmijës tuaj; por duhet të dini disa rregulla të rëndësishme që duhet të ndiqni për ta bërë këtë proces më të sigurt dhe argëtues. Rregulli i parë dhe më i rëndësishëmi është që KURRË të mos e lini fëmijën tuaj vetëm në banjë.

Temperatura e duhur e ujit?
Temperatura e përshtatshme është 37-38 gradë celsius, e përafërt me temperaturën e trupit. Para se të futni fëmijën në vaskë, sigurohuni që uji i banjës të jetë i ngrohtë por jo i nxehtë,. Vendosni ujë të ftohtë në banjë së pari dhe pastaj shtoni ujë të nxehtë. Përzieni mirë ujin për t’u siguruar që vende-vende nuk ka ngelur ndonjë masë e nxehtë uji. Asnjëherë mos e vendosni fëmijën tuaj në banjë kur uji është ende duke rrjedhur pasi që temperatura e ujit mund të ndryshojë shpejtë. Dushja e fëmijës suaj duhet të jetë

Sa thellë duhet të jetë uji
Për të sapolindurit dhe foshnjat deri në gjashtë muaj, mbusheni vaskën rreth 8 deri 10cm ujë. Kurrë mos e mbushni vaskën më shumë se lartësia e ijeve (në një pozitë të ulur) për foshnjat dhe fëmijët më të mëdhenj, përcjellë GazetaShneta.

Si ta mbani fëmijën në ujë me një siguri të plotë?
Ndërsa e ulni fëmijën tuaj në vaskë, mbajeni fort nën prapanicë e saj me një dorë. Vendosni krahun tjetër nën qafën dhe shpatullat e saj. Mbani kujdes të shtuar gjera mbani fëmijën tuaj me dorën tuaj të tjera dhe mbështesni kokën e saj mbi ujë. Keni besim te vetja dhe cdo lëvizje bejëni me kujdes dhe ngadalë. Me kohën do të mësoheni ta bëni më lehtë dhe më lirshëm. Ju mund të përdorni edhe ulëse të posacme për bebin tuaj, në mënyrë që gjatë fërkimit me shampon t’i keni duart e lira.

Asnjëherë mos e lini fëmijën tuaj vetëm kur është në banjë. Edhe nëse një nga fëmijët tuaj më të mëdhenj është prezent me të është e rëndësishme që të qëndroni aty dhe të mbani nën vëzhgim cdo lëvizje.

Sa shpesh mund ta laj fëmijën tim?
Kjo varet nga ju.  Dushi mund të jetë një rutinë zbavitëse për ju dhe fëmijën tuaj. Por në qoftë se ju nuk doni të lani fëmijën tuaj çdo ditë, është mirë që këtë ta bëni 2 deri në 3 herë në javë.

Kur fëmija juaj është më shumë se dy-muajshe, mund të filloni ta bëni dushin një rutinës të zakonshme.

Sa shpesh duhet të lani flokët e foshnjës?
Ju nuk keni nevojë t’ia lani flokët çdo ditë. Flokët e saj prodhojnë shumë pak vaj, kështu që një herë ose dy herë në javë është e mjaftueshme./GazetaShneta/

Artikulli paraprak11 fakte të çuditshme por të lezetshme rreth foshnjeve
Artikulli i rradhës Oda e Mjekëve shpall fajtor gjinekologët Ahmet Payasli dhe Hana Çavdërbasha

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.