Lexoni për të kuptuar disa prej mënyrave për trajtimin e dhimbjes së fytit
-Shmangni pijet e nxehta, merrni copa akulli ose bëni gargar me ujë të kripur. Dhe, mbi të gjitha, mos mendoni se do të keni nevojë për antibiotikë. Pushoni fizikisht dhe bëni pushim edhe me zërin tuaj. Dhimbjet e fytit janë shumë të zakonshme dhe shpeshherë qetësohen vetë brenda një jave. Nëse bëni një gjumë të mirë gjatë natës ju ndihmon gjithmonë në luftimin e infeksionit në fyt. Këshillohet që personave që u dhemb fyti të qëndrojnë të hidratuar mirë, edhe pse pijet e nxehta duhen shmangur. Kubet e akullit, pijet e ftohta dhe ëmbëlsirat mund ta zbusin inflamacionin.
-Hiqni sikletin me opsione tjera. Nëse nuk ndiheni mirë, merrni paracetamol ose ibuprofen. Ekzistojnë edhe tableta të specifikuara vetëm për dhimbjet e fytit ose sprai që qetësojnë dhimbjet dhe vështirësitë në gëlltitje. Megjithëse thuhet se efektet e tyre zgjasin deri në dy orë pas dozës.
-Mos supozoni që keni nevojë për antibiotikë. Shumica e dhimbjeve të fytit shkaktohen nga viruset dhe për këtë arsye ato nuk duhen trajtuar me antibiotikë. Hulumtuesit amerikanë raportuan në vitin 2013 se, nga viti 1997 deri në 2010, rreth 60% e pacientëve me dhimbje fyti kishin marrë antibiotikë, edhe pse vetëm rreth 10% i duheshin ato.
-Rrisni sistemin tuaj imunitar. Ju mund të mbroheni nga dhimbjet e fytit duke ngrënë një dietë të ekuilibruar të shëndetshme. Mund të merrni një suplement të përditshëm me vitaminë D në dimër, gjë që mund të ndihmojë në rritjen e imunitetit.
-Vizitohuni tek një profesionist. Zakonisht ne drejtohemi tek një farmacist për dhimbjet e fytit, por nuk është ai që duhet pyetur. Nëse dhimbja e fytit tuaj vazhdon edhe pas një jave ose vazhdon edhe pasi i keni marrë gjithë masat e mësipërme atëherë vizitohuni tek një specialist./pernenat
Për të mësuar më shumë për komplikimet në shtatzëni Klikoni KËTU.