Shtatëzania është njëra ndër periudha më emocionuese e jetës së secilës femër. Asnjë ndjenjë nuk krahasohet me ndjesinë e zhvillimit të një njeriu brenda vetes. Disa femra kanë lindur disa herë, kanë përjetuar këtë proces, dinë më shumë për simptomet e çuditshme të shtatëzanisë.
Në këtë shkrim keni të renditura disa nga situatat më të çuditshme gjatë shtatëzanisë:
- Do të kaloni goxha shumë kohë duke prekur barkun tuaj, dhe duke biseduar me bebën, sepse edhe pse gjenden brenda jush, bebet dëgjojnë, shohin dhe ndjejnë gjërat që I rrethojnë.
- Bebet çajnë edhe brenda në mitrën tuaj. Ato shijojnë ushqimet që nëna ha gjatë ditës.
- Një nga 2000 bebe, lindin me një dhëmbë në gojë. Mitra zgjerohet që nga madhësia e pjeshkës thuajse deri tek madhësia e shalqiut gjatë shtatëzanisë.
- Nënat sekretojnë qumësht automatikisht kur dëgjojnë beben të qaj, edhe nëse nuk është e qara e bebes së tyre.
- Afrika qëndrore ka më së shumti lindje të binjakëve krahasuar me çdo vend të zhvilluar në botë.
- Bebet urinojnë brenda në mitër, dhe e pijnë atë në vazhdimësi. 90% të kohës, femrat përjetojnë ndryshim të tipit të lëkurës gjatë shtatëzanisë.
- Këmba e shtatëzanave rritet për një numër më shumë, për shkak të rritjes së lëngjëve trupore dhe ujit në organizëm.
- Bebet fillojnë të kryejnë jashtëqitje në javën e 21të të shtatëzanisë dhe kjo masë nuk largohet nga mitra deri në ditën e lindjes.
- Lëngu amniotik është I përbërë më së shumti me urinë sterile. /Gazeta Shneta/