Nëse mendoni se qeni juaj është i stresuar, ka shumë shanse që një pjesë e problemit mund të jen I vetë ju.
Në një studim të ri nga Universiteti Linköping i Suedisë, studiuesit zbuluan se nivelet e stresit të qenve ishin shumë të ndikuar nga pronarët e tyre dhe jo e kundërta, transmeton GazetaShneta.
Rezultatet sugjerojnë se “qentë, në masë të madhe, pasqyrojnë nivelin e stresit të pronarëve të tyre”.
Pronarët e qenve iu përgjigjën pyetjeve rreth tipareve të tyre të personalitetit, përfshirë neuroticizmin dhe mendjehapërsinë. Ata gjithashtu kryen një detyrë të ngjashme për qentë e tyre, duke iu përgjigjur një pyetësori të personalitetit të qenit, rreth tipareve si frika, eksitimi apo agresioni.
Studimet janë nxerrë nga ekzaminimi i qimeve të qenëve prej nga janë detektuar edhe nivelet e stresit tek kafsha, e në anën tjetër e njejta metodë është aplikuar edhe tek pronarët.
Mostrat e kortizolit të flokëve merren dy herë nga lëkura, një herë në verë dhe një herë në dimër. Në të dy mostrat, nivelet e kortizolit nga qentë ishin “të sinkronizuara” me pronarët e tyre, shkruan Health Line.
Autorët thonë se ky është studimi i parë për të identifikuar sinkronizimin afatgjatë mes një kafshë shtëpiake dhe pronarit.
Ky reflektim po shihet me syrin pozitiv pasi që është një tregues i qartë kur shëndeit mendor ka filluar të bëhet pika e dobët. Në këto raste duhen marrë masa që të përmirësohet situata, prej të cilës ndikohet jo vetëm nejriu por edhe vetë kafsha.
Këto gjetje mund të ndihmojnë në kërkimin e indikatorëve të tjerë të pronarit të cilat më pas mund ta ndikojnë qenin në këtë rast. Hulumtimi është gjithashtu një lloj thirrje për vetëdijësim për dashësit e kafshëve, të cilët duhet ta kenë parasysh që të përkujdesjen edhe për mirëqenien e shkoëve të tyre leshatukë. /GazetaShneta/