Fëmijët që kanë simptoma të psikopatisë tentojnë të dëmtojnë të tjerët por edhe veten.
Shefja e klinikës R.E.A.D Clinic, Heather Irvine thotë se trajtimet jo emocionale dhe problemet e këtij lloji janë jo shumë të zakonshme tek fëmijët, dhe që përfshijnë vetëm një përqind të gjithë popullatës.
“Qëllimi është që gjithçka të jetë në rregull, nuk janë raste ku mund t’i ndajmë fëmijët e mirë dhe ata të këqinj”, thotë ajo, transmeton Gazeta Shneta.
Sa më shumë që bënë veprime abuzive aq më shumë do të rriten shprehitë psikopatike jo vetëm tek vetja e tyre por edhe në raport me shoqërinë.
Irvine thotë që janë disa shprehi specifike të fëmijëve që kanë sjellje psikopatë.
“Në përgjithësi tentojnë të lëndojnë gjërat që i përkasin atyre, të tjerët por dhe veten e tyre”, shton ajo.
Ju mund t’i shihni se si fëmijët i dëmtojnë kafshët, bëjnë vrima në mure, urinojnë në mobile e kështu me radhë. Ata me çdo kusht do të mundohen ta lëndojnë dikë, në shumicën e rasteve ata që janë më të pafuqishëm se sa ata.
“Ata i kuptojnë të arriturat e tjetrit vetëm në mënyrë armiqësore dhe jo si një garë” përfundon Dr. Irvine. /Gazeta Shneta/