Profesori i mjekësisë Merlin Thomas në librin e tij “The Longevity List: Myth Busting The Top Ëays To Live A Long and Healthy Life” thotë që gazi që kanë pijet ju bënë që alkooli të ketë më shumë ndikim në rrjedhën e gjakut tuaj.
“Kur ne pimë shampanjë, ajo është e mbushur me gazë që vazhdon edhe më tutje të tretet në barkun tuaj, kështu rrit më shpejtë temperaturën e trupit tuaj”, thotë Dr. Merlin, transmeton Gazeta Shneta.
Për shkak të tretjes së shpejtë që ka shampanja, na bënë që të dehemi më shpejtë se sa një sasi e njëjtë me venë të bardhë.
Kështu dioksidi i karbonit që lirohet nga kjo pije fillon rrugëtimin e tij në venat e gjakut, duke ndikuar që ne të bëhemi më shpejtë të paqëndrueshëm.
Po ashtu freskia që kanë këto pije ndikojnë më shpejtë në krahasim me ato që janë më të ngrohta.
Këshilli për Kërkime Mjekësore në Australi këshillon që asnjë grua ose burrë nuk duhet të pijë alkool më shumë se një gotë në ditë.
Kjo është bërë për shkak të uljes së rrezikut të varësisë nga alkooli apo dëmeve të tjera./Gazeta Shneta/