Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Djalë apo vajzë, zbuloni me anë të këtyre metodave gjininë e foshnjës suaj

Këshilla për shtatzëna 27/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Baby shoes for a boy and a girl
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ka shumë tregime të vjetra që pretendojnë të parashikojnë seksin e fëmijës suaj. Ju ndoshta nuk do të habiteni kur dëgjoni se asnjë nga këto mite nuk është vërtetuar akoma.

Matja e frekuencës së zemrës së foshnjës në mitër (barkun) gjithashtu pohohet se parashikon gjininë e foshnjës tuaj.

Vajzat mund të kenë shkallë më të lartë të rrahjeve të  zemrës sesa djemtë, dhe eksperimentet mjekësore kanë testuar këtë teori.

Megjithatë, rrahjet e zemrës së një foshnje ndryshojnë në faza të ndryshme të shtatzënisë. Gjithashtu varet nga fakti se sa foshnja është aktive në kohën e dëgjimit.

Pra, nuk ka ndonjë lidhje ndërmjet shkallës së zemrës dhe gjinisë së foshnjës.

Analizimi i formës së kafkës së foshnjës në fotot me ultratinguj është një mënyrë tjetër e paprovuar për të zbuluar gjininë e foshnjës.

Teoria e kafkës sugjeron se një kokë e ngushtë dhe nofullat e rrumbullakosura janë shenjat dalluese të një vajzeje, ndërsa nofulla katrore dhe balli i pjerrët sinjalizojnë një djalë.

Megjithatë, nuk ka asnjë dëshmi për të mbështetur këtë teori, kështu që nuk është asgjë më shumë sesa një përrallë e një gruaje të vjetër, transmeton Gazeta Shneta.

Mënyrat e vetme për të zbuluar seksin e fëmijës suaj gjatë shtatzënisë janë skanimet me ultratinguj që tregojnë zonën gjenitale të foshnjës, amniocentezën ose marrjen e kampioneve korionike (CVS).

Ju do të keni një skanim me ultratinguj në një fazë në shtatzëninë tuaj, por amniocenteza dhe CVS do të ofrohen vetëm nëse keni nevojë mjekësore për ta.

Në përgjithësi, do të ofrohet një amniocentezë kur ka një rrezik në rritje të një anomalie në fëmijën tuaj.

CVS kryhet më herët në shtatzëni, në mes të javëve 11 dhe 14-të. Poashtu përdoret vetëm për të përcaktuar seksin e një fëmije kur ka gjasa të jetë një problem serioz i lidhur me gjininë./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakJa përse nuk duhet të përdorni tharëset e duarve në tualetet publike
Artikulli i rradhës Jashtëqitja tek bebet e porsalindura, ja çfarë thotë Mamia Razije Musa

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.