Kujdesi ndaj të porsalindurit sidomos kur bëhet fjalë për nënat e reja shpeshherë kthehet edhe në një shqetësim.
Sikur që është rasti tek jashtëqitja e bebeve menjëherë pasi të lindin. Mamia Razije Musa në një postim në Facebook tregon se nëse foshnja është me qumësht të gjirit atëherë është normale që të mos ketë jashtëqitje deri në 10 ditë.
Por, nuk është rasti i njëjtë edhe me formulë, për shkak se jashtëqitja në këtë rast duhet të jetë brenda 24 orëve të para, shkruan Gazeta Shneta.
Më tej, mamia tregon edhe për shqetësimet e tjera të nënave që kanë të bëjnë me provokimin e jashtëqtijes me anë të shkopinjve apo sapunit.
Por, ajo bënë thirrje që të përdorni gjëra që ju propozojnë të tjerët, e aq më pak nëse nuk janë ekspert, për shkak të dëmtimit të zonës së anusit.
Ky është postimi i plotë i Mamisë, Razije Musa: JASHTËQITJA E BEBEVE Të dashura nana, shumë herë më pyetni se sa herë duhet të këtë jashtëqitje një bebe. Nëse beba ushqehet me gji është në rregull deri në 10 ditë të mos këtë jashtëqitje por nëse beba ushqehet me formulë duhet të këtë jashtëqitje brenda 24 orëve. Keni kujdes e mos u ngutni, nëse beba nuk ka shqetësime mos bëni klizma ose me përdor gjëra që u’a propozojnë të tjerët. Keni durim se jashqitja rregullohet me kohë. Ju po më pyetni se a guxoni me përdorë sapun apo shkopinj për vesh ose edhe termometër për ta provokuar jashtëqitjen. Kujdes, nëse nuk jeni ekspert lehtë mund ta lëndoni anusin e bebes dhe pasojat janë të mëdha. Për çdo veprim konsultoni Maminë ose Pediatrin. Me shumë dashuri, Razija./Gazeta Shneta/