Zakonisht mitet rreth shtatzënisë janë krijuar gjatë kohës dhe me këto mësime janë shërbyer për një kohë të gjatë shumë nëna, ku disa prej tyre kanë rezultuar të jenë të provuara edhe nga shkenca.
Më poshtë ju sjellim disa nga këto legjenda popullore që zbulojnë gjininë e foshnjës suaj:
Djalë: Rrahje e ulët e zemrës, nëse rrahja e zemrës së fëmijës suaj është më e ulët se 140 rrahje në minutë, mund të keni një djalë të vogël; Vajzë: Nëse keni humor të ndryshueshëm, ndjeheni shpesh keq edhe gjatë një shakaje, kjo do të thotë se keni një vajzë.
Djalë:Flini në anën tuaj të majtë, nëse vazhdoni këtë praktikë të gjumit është një shenjë tjetër që keni një djalë; Vajzë: Lëkura juaj është e butë, të jesh shtatëzënë me një vajzë nënkupton që të kesh atë lëkurën e butë që gjithmonë keni dashur, transmeton Gazeta Shneta.
Djalë: Atëherë kur barku juaj është më poshtë se sa duhet, kjo nënkupton që bebja bënë presion më shumë afër legenit, një shenjë që disa besojnë se fëmija juaj është një djalë; Vajzë: Atëherë kur mbani lart.
Djalë: Atëherë kur nuk keni sëmundje të mëngjesit, me këtë e konsideroni veten me fat dhe është një shenjë që të gjithë e presin që të lindin një djalë; Vajzë: Sëmundje e rëndë në mëngjes, duke qenë se keni shumë të përziera dhe vjellje në mëngjes, tregon se mund të keni një vajzë të vogël brenda jush.
Këto dhe shumë tregime të tjera popullore janë akoma prezente në mesin e shumë grave që vazhdojnë t’ju besojnë, se sa janë të vërteta mbetet që ta vlerësoni vet./Gazeta Shneta/