Shumë gra që planifikojnë një shtatzëni pyesin vazhdimisht për mënyrat më të lehta të konceptimit. Përgjigja nga shumica e ekspertëve është pozitive, por duhet të keni kujdes për llojin e peshkut që tentoni ta futni në dietën tuaj ushqimore.
Studimet tregojnë se peshqit ofrojnë një mori vlera ushqyese që janë të rëndësishme për zhvillimin e hershëm të fëmijës tuaj. Shumica e ekspertëve pajtohen se vlerat kryesore janë dy acide yndyrore omega-3 DHA dhe EPA – që janë të vështira për t’u gjetur në ushqime të tjera. Peshku është gjithashtu ka sasi të vogla të yndyrës dhe proteina të në sasi më të lartë, vitaminë D dhe ushqye të tjerë që janë vendimtarë për një fëmijë në zhvillim dhe një shtatzëni të shëndetshme.
Trupi juaj do të ruajë omega-3 për disa javë, prandaj është mirë të siguroheni që jeni duke marrë sasi të mjaftueshme, kështu që do të keni nivele adekuate kur të mbeteni shtatzënë, transmeton Gazeta Shneta.
Nga ana tjetër, ndoshta keni dëgjuar se peshqit përmbajnë disa elementë që njihen si ‘zhiva’ në gjuhën popullore apo merkur, gjë që mund të dëmtojë trurin dhe sistemin nervor të zhvillimit të fëmijës suaj. Merkuri grumbullohet në trup – dhe kërkon kohë për t’u larguar sapo të zvogëloni ushqimin e peshkut – kështu që ju keni të drejtë të shqetësoheni për ekspozimin tuaj përpara se të mbeteni shtatzënë.
Shumica e ekspertëve pajtohen se gratë në moshën e tyre të lindjes duhet të hanë peshk. Udhëzimet e ‘Dietary 2015’ rekomandojnë që të rriturit duhet të konsumojnë disa herë në javë nga një shumëllojshmëri ushqimesh deti që ka sasi të ulët të merkurit.
Derisa, për gratë shtatzëna thuhet se duhet të marrin sasi më të mëdha se sa njerëzit e tjerë, por duhet të keni kujdes në llojin e peshkut./Gazeta Shneta/