Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se shpërthimi i hantavirusit në anijen turistike MV Hondius nuk shënon fillim pandemie si Covid-19-shi, raporton BBC. Sipas epidemiologes së OBhH-së, Maria van Kerkhove, hantavirusi përhapet shumë më vështirë dhe zakonisht kërkon kontakt të afërt e të zgjatur mes njerëzve. Deri tani: janë dyshuar…

Më shumë

Në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët, por do të ketë edhe periudha me diell. “Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga lokale shiu”, thotë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Temperaturat minimale do të shkojnë nga 4 deri 8°C, teksa ato maksimalet, 19-22°C…

Më shumë

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në kuadër të Repartit të Dializës, ka nisur realizimi i procedurës së plazmaferezës terapeutike (TPE) nga ekipi i mjekëve nefrologë. Plazmafereza (TPE) është procedurë terapeutike ekstrakorporale, përmes së cilës largohet plazma e pacientit dhe zëvendësohet me solucione adekuate, me qëllim eliminimin e antitrupave,…

Më shumë