Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Më shumë njerëz morën transplante në Zvicër në vitin 2025 falë një numri rekord të organeve të importuara. Vitin e kaluar, 185 persona të vdekur në Zvicër dhuruan organet e tyre, sipas raportit vjetor të Swisstransplant. Këto ishin dy persona më pak se në vitin e kaluar rekord. Fondacioni regjistroi…

Më shumë

56 studentë të Akademisë së Policisë në Shqipëri janë paraqitur me simptoma helmimi në shërbimin infektiv, pasi dyshohet se kanë konsumuar ushqim të kontaminuar në ambientet e Akademisë. Studentët u paraqitën në spital për ndihmë mjekësore, dhe vetëm dy prej tyre u shtruan, ndërsa pjesa tjetër u lirua nga spitali,…

Më shumë

Hantavirusi nuk është COVID-19 dhe as gripi sezonal; ai përhapet në mënyrë krejt ndryshe dhe mund të shkaktojë sëmundje serioze. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka dhënë udhëzime mbi transmetimin e virusit dhe rreziqet e mundshme. “Ndonjëherë zhvillojnë sëmundje shumë të rëndë, e cila përfshin sëmundje të rënda të frymëmarrjes”,…

Më shumë

Ruajtja e shëndetit mendor dhe kujtesës gjatë plakjes nuk është një ëndërr e paarritshme. Sipas studiuesve të neuroshkencës, truri mund të qëndrojë aktiv dhe funksional nëse gjatë jetës kultivohen zakone që stimulojnë aktivitetin mendor dhe social. Një nga konceptet më të rëndësishme është “rezerva njohëse”, që përshkruan aftësinë e trurit…

Më shumë

Autoritetet shëndetësore në Argjentinë po hetojnë një shpërthim të rrezikshëm të hantavirusit, i cili dyshohet se lidhet me anijen turistike antarktike “MV Hondius”. Sipas burimit The Independent UK, situata ka shkaktuar shqetësim ndërkombëtar pasi tre pasagjerë europianë humbën jetën pas infektimit me virusin Andes, një formë e hantavirusit që shkakton…

Më shumë