Dr. Burim Meta

Specialist i Psikiatrisë

Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.

Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.

Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.

Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Tel: 049 603 700

Email: [email protected]

POSTIMET

Autoritetet shëndetësore në Argjentinë po hetojnë një shpërthim të rrezikshëm të hantavirusit, i cili dyshohet se lidhet me anijen turistike antarktike “MV Hondius”. Sipas burimit The Independent UK, situata ka shkaktuar shqetësim ndërkombëtar pasi tre pasagjerë europianë humbën jetën pas infektimit me virusin Andes, një formë e hantavirusit që shkakton…

Më shumë

Një studim i ri ka zbuluar se ecja pas operacionit mund të ndikojë ndjeshëm në rikuperimin e pacientëve dhe në uljen e rrezikut të komplikimeve. Sipas hulumtimit të publikuar në “Journal of the American College of Surgeons”, çdo 1 mijë hapa shtesë që një pacient bën gjatë ditës pas operacionit…

Më shumë

Sindroma Down është një gjendje gjenetike e zakonshme që shkakton paaftësi intelektuale të lehtë deri në mesatare dhe disa probleme shëndetësore shtesë. Ajo ndodh kur një person ka një kromozom shtesë 21, prandaj njihet edhe si trisomia 21. Gjatë shtatzënisë, gratë mund të bëjnë teste skriningu për të vlerësuar mundësinë…

Më shumë