- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Personat që kanë vështirësi në njohjen dhe shprehjen e emocioneve të tyre kanë më shumë gjasa që dhimbjet kronike t’ua vështirësojnë jetën e përditshme, sugjeron një studim i ri. Hulumtimi, i publikuar në Health Psychology, tregon se një gjendje e njohur si alexithymia lidhet me nivele më të larta stresi…
Ndarja ose divorci është një periudhë e vështirë për gjithë familjen. Përveç përballjes me emocionet tuaja, duhet të mendoni edhe për mirëqenien e fëmijës. Ndjenja si zemërimi, frika, konfuzioni apo faji janë të zakonshme, por është e rëndësishme të kujdeseni për veten që të mund të mbështesni edhe fëmijën. Për…
Shkencëtarët kanë zbuluar se ndërprerjet e shkurtra të aktivitetit në tru tek personat me epilepsi mund të parashikohen deri në një sekondë përpara se të ndodhin, duke hapur mundësi të reja për trajtim më efektiv. Hulumtimi, i realizuar nga studiues në University of California San Francisco dhe i publikuar në…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.Në këtë fazë, para shpalljes së datës së zgjedhjeve, KQZ është e përqendruar në trajtimin e çështjeve fillestare dhe urgjente që lidhen me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka…
Një studim i ri ka zbuluar se 11 lloje të kancerit po bëhen më të shpeshta tek të rinjtë në Angli, ndërsa faktorët e zakonshëm të stilit të jetesës nuk mjaftojnë për ta shpjeguar këtë rritje. Hulumtimi, i realizuar nga Institute of Cancer Research dhe Imperial College London, analizoi rastet…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 09:55 në fshatin Meqë të Gjakovës, ku dyshohet se një punëtor ka vdekur pasi është goditur nga një kamion. Lajmin e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, zëdhënëse e policisë për rajonin e Gjakovës. Krasniqi tha se ishte pranuar informata për një incident.…
Një raport i publikuar nga UN Women tregon se pothuajse gjysma e gazetareve gra pranojnë se vetëcensurohen në rrjetet sociale për shkak të dhunës dhe abuzimit online. Sipas njoftimit, asnjë gazetare nuk duhet të detyrohet të zgjedhë mes zërit të saj dhe sigurisë personale. Megjithatë, sulmet në internet po ndikojnë…
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka ndërmarrë masa urgjente pas sulmeve të qenve endacakë brenda hapësirave të saj. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKUK-së, Mentor Zejnullahu, ka iniciuar formimin e një Shtabi Emergjent, me qëllim adresimin e situatës dhe garantimin e sigurisë për pacientët, stafin dhe vizitorët, përcjell Gazeta…

