- INFO
- Kontakt
- Lokacioni
Dr. Burim Meta diplomoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë dega Mjekësi e Përgjithshme dhe në Fakultetin Filozofik dega Psikologji. Studimet postdiplomike i ka përfunduar në Klinikën e Psikiatrisë dhe aktualisht është Specialist i Psikiatrisë. Ishte pjesëmarrës në shumë trajnime e konferenca me karakter vendor e ndërkombëtar në shkencën e Shëndetit Mendor.
Aktulisht profesionin e Psikiatrit e ushtron në Spitalin Psikiatrik “American Brain” ku është ekspert i Sëmundjeve të Varësisë. Gjatë kohës së studimeve ka punuar si udhëheqës në dy Qendra Diagnostike Terapeutike në Prishtinë. Për katër vite ka punuar si mjek në Ferizaj, ndërsa në cilësinë e Psikologut në shoqëri civile përmes Caritas Kosova ka qenë menagjer dhe koordinator i projekteve me karakter ndërkombëtar e nacional në fushën e edukimit, arsimit e shëndetësisë. Ka qenë udhëheqës i Qendrës Sociale Edukative ne fsh. Dubravë, ku ka implementuar projektin EU-SIMRAES me komponentën e arsimit dhe kulturës për komunitetin RAE.
Në vitin 2013-2017 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt. Ka qenë pjesëmarrës në programe të shumta për shëndetin publik, edukimin dhe mirëqenien në cilësinë edhe të trajnerit e ligjëruesit.
Aktualisht është Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Tel: 049 603 700
Email: [email protected]
POSTIMET
Një studim i ri ka zbuluar se 11 lloje të kancerit po bëhen më të shpeshta tek të rinjtë në Angli, ndërsa faktorët e zakonshëm të stilit të jetesës nuk mjaftojnë për ta shpjeguar këtë rritje. Hulumtimi, i realizuar nga Institute of Cancer Research dhe Imperial College London, analizoi rastet…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 09:55 në fshatin Meqë të Gjakovës, ku dyshohet se një punëtor ka vdekur pasi është goditur nga një kamion. Lajmin e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, zëdhënëse e policisë për rajonin e Gjakovës. Krasniqi tha se ishte pranuar informata për një incident.…
Një raport i publikuar nga UN Women tregon se pothuajse gjysma e gazetareve gra pranojnë se vetëcensurohen në rrjetet sociale për shkak të dhunës dhe abuzimit online. Sipas njoftimit, asnjë gazetare nuk duhet të detyrohet të zgjedhë mes zërit të saj dhe sigurisë personale. Megjithatë, sulmet në internet po ndikojnë…
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka ndërmarrë masa urgjente pas sulmeve të qenve endacakë brenda hapësirave të saj. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKUK-së, Mentor Zejnullahu, ka iniciuar formimin e një Shtabi Emergjent, me qëllim adresimin e situatës dhe garantimin e sigurisë për pacientët, stafin dhe vizitorët, përcjell Gazeta…
Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike ka hapur konkurset për Sekretar të Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë dhe drejtor të Agjencisë për Produkte dhe Pajisje Medicinale. Pozita e Sekretarit të MSh-së aktualisht është me ushtrues detyre Jahë Gecaj, pasi vitin e kaluar i skadoi mandati ish-Sekretarit Naim Bardiqi, shkruan Gazeta…
Nëntë foshnje kanë lindur gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, prej tyre gjashtë vajza dhe tre djem. Sipas të dhënave të publikuara nga ky institucion, gjatë së njëjtës periudhë janë realizuar 521 vizita specialistike, ndërsa janë pranuar 34 pacientë për trajtim. Aktualisht, në këtë spital…
Një mjet i ri i inteligjencës artificiale që analizon fytyrën e njeriut mund të ndihmojë mjekët të parashikojnë mbijetesën te pacientët me kancer, sugjeron një studim i fundit. Hulumtimi është zhvilluar nga studiues në Mass General Brigham në Shtetet e Bashkuara, të cilët kanë krijuar një sistem të quajtur “FaceAge”,…
Një model i ri i inteligjencës artificiale mund të ndihmojë në identifikimin e hershëm të çrregullimit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit (ADHD) tek fëmijët, shumë vite përpara se të vendoset diagnoza, sugjeron një studim i ri. Hulumtimi, i realizuar nga Duke Health dhe i publikuar në Nature Mental Health, analizon të…

